circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 1:26rreth 5 e.s.
Gjoni iu përgjigj atyre, duke thënë: ''Unë pagëzoj me ujë, por midis jush është një që ju nuk e njihni.
- Gjoni 1:27rreth 5 e.s.
Ai është ai që vjen pas meje e më paraprin, të cilit unë nuk jam i denjë t'ia zgjidh lidhësen e sandaleve''.
- Gjoni 1:28rreth 5 e.s.
Këto gjëra ndodhën në Betabara, përtej Jordanit, ku Gjoni po pagëzonte.
- Gjoni 1:29rreth 5 e.s.
Të nesërmen, Gjoni e pa Jezusin që po vinte drejt tij dhe tha: ''Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!
- Gjoni 1:30rreth 5 e.s.
Ky është ai për të cilin unë thashë: "Mbas meje vjen një burrë që më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje!".
- Gjoni 1:31rreth 5 e.s.
Unë nuk e njihja, prandaj erdha të pagëzoj me ujë, që ky t'i zbulohet Izraelit''.
- Gjoni 1:32rreth 5 e.s.
Dhe Gjoni dëshmoi duke thënë: ''E pashë Frymën duke zbritur nga qielli si një pëllumb dhe ndenji mbi të.
- Gjoni 1:33rreth 5 e.s.
Unë nuk e njihja, por ai që më dërgoi të pagëzoj në ujë, më tha: "Ai, mbi të cilin do të shikosh se zbret Fryma dhe qëndron mbi të, është ai që pagëzon me Frymën e Shenjtë".
- Gjoni 1:34rreth 5 e.s.
Dhe unë pashë e dëshmova se ai është Biri i Perëndisë''.
- Gjoni 1:35rreth 5 e.s.
Të nesërmen Gjoni rrinte përsëri atje me dy nga dishepujt e vet.
- Gjoni 1:36rreth 5 e.s.
Dhe, duke i ngulur sytë mbi Jezusin që po kalonte, tha: ''Ja Qengji i Perëndisë!''.
- Gjoni 1:37rreth 5 e.s.
Dhe të dy dishepujt dëgjuan atë duke folur, dhe e ndoqën Jezusin.
- Gjoni 1:38rreth 5 e.s.
Por Jezusi u kthye dhe, kur pa se po e ndiqnin, u tha atyre: ''Ç'kërkoni?''. Ata i thanë: ''Rabbi (që e përkthyer do të thotë "mësues"), ku banon?''.
- Gjoni 1:39rreth 5 e.s.
Ai iu përgjigj atyre: ''Ejani e shikoni''. Ata shkuan dhe e panë ku banonte ai, dhe ndenjën atë ditë bashkë me të. Ishte rreth orës dhjetë.
- Gjoni 1:40rreth 5 e.s.
Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, ishte një nga ata të dy që e kishin dëgjuar këtë nga Gjoni dhe kishin ndjekur Jezusin.
- Gjoni 1:41rreth 5 e.s.
Ky gjeti më të parin vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha: ''E gjetëm Mesian që përkthyer do të thotë: "Krishti"'';
- Gjoni 1:42rreth 5 e.s.
dhe e çoi te Jezusi. Atëherë Jezusi e shikoi dhe tha: ''Ti je Simoni, bir i Jonas. Ti do të quhesh Kefa, që do të thotë: "gur"''.
- Gjoni 1:43rreth 5 e.s.
Të nesërmen, Jezusi donte të dilte në Galile; gjeti Filipin dhe i tha: ''Ndiqmë!''.
- Gjoni 1:44rreth 5 e.s.
Dhe Filipi ishte nga Betsaida, nga i njejti qytet i Andreas dhe i Pjetrit.
- Gjoni 1:45rreth 5 e.s.
Filipi gjeti Natanaelin dhe i tha: ''E gjetëm atë, për të cilin shkroi Moisiu në ligj dhe profetët: Jezusin nga Nazareti, të birin e Jozefit!''.
- Gjoni 1:46rreth 5 e.s.
Dhe Natanaeli i tha: ''A mund të dalë diçka e mirë nga Nazareti?''. Filipi i tha: ''Eja e shih!''.
- Gjoni 1:47rreth 5 e.s.
Jezusi pa se Natanaeli po vinte drejt tij dhe tha për të: ''Ja një Izraelit i vërtetë, tek i cili s'ka mashtrim''.
- Gjoni 1:48rreth 5 e.s.
Natanaeli i tha: ''Nga më njeh?''. Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Të pashë kur ishe nën fik, para se të të thërriste Filipi''.
- Gjoni 1:49rreth 5 e.s.
Natanaeli duke iu përgjigjur tha: ''Mësues, ti je Biri i Perëndisë, ti je mbreti i Izraelit!''.
- Gjoni 1:50rreth 5 e.s.
Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Sepse të thashë se të pashë nën fik, ti beson; do të shohësh gjëra më të mëdha se këto!''.