circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 24:29rreth 33 e.s.
Por ata e detyruan duke thënë: ''Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron''. Edhe ai hyri që të rrijë me ta.
- Luka 24:30rreth 33 e.s.
Dhe, siç ishte në tryezë me ta, mori bukën, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.
- Luka 24:31rreth 33 e.s.
Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.
- Luka 24:32rreth 33 e.s.
Dhe ata i thanë njeri tjetrit: ''Po a nuk na digjej zemra përbrenda, kur ai na fliste udhës dhe na hapte Shkrimet?''.
- Luka 24:33rreth 33 e.s.
Në po atë çast u ngritën dhe u kthyen në Jeruzalem, ku e gjetën të njëmbëdhjetët dhe ata që ishin mbledhur bashkë me ta.
- Luka 24:34rreth 33 e.s.
Ata thoshnin: ''Zoti u ringjall me të vërtetë dhe iu shfaq Simonit''.
- Luka 24:35rreth 33 e.s.
Ata atëherë treguan ç'u kishte ndodhur rrugës dhe si e kishin njohur në ndarjen e bukës.
- Luka 24:36rreth 33 e.s.
Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!''.
- Luka 24:37rreth 33 e.s.
Por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë, mendonin se po shihnin një frymë.
- Luka 24:38rreth 33 e.s.
Atëherë ai u tha atyre: ''Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?
- Luka 24:39rreth 33 e.s.
Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!''.
- Luka 24:40rreth 33 e.s.
Dhe, si i tha këtë, u tregoj atyre duart dhe këmbët.
- Luka 24:41rreth 33 e.s.
Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: ''A keni këtu diçka për të ngrënë?''.
- Luka 24:42rreth 33 e.s.
Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti.
- Luka 24:43rreth 33 e.s.
Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.
- Luka 24:44rreth 33 e.s.
Pastaj u tha atyre: ''Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet''.
- Luka 24:45rreth 33 e.s.
Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet,
- Luka 24:46rreth 33 e.s.
dhe u tha atyre: ''Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë,
- Luka 24:47rreth 33 e.s.
dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.
- Luka 24:48rreth 33 e.s.
Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave.
- Luka 24:49rreth 33 e.s.
Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit deri sa të visheni me pushtet nga lart''.
- Luka 24:50rreth 33 e.s.
Pastaj iu priu jashtë deri në Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.
- Luka 24:51rreth 33 e.s.
Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell.
- Luka 24:52rreth 33 e.s.
Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen në Jeruzalem me gëzim të madh.
- Luka 24:53rreth 33 e.s.
Dhe rrinin vazhdimisht në tempull duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë. Amen!