Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 24:4rreth 33 e.s.

    Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme.

  2. Luka 24:5rreth 33 e.s.

    Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë: ''Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?

  3. Luka 24:6rreth 33 e.s.

    Ai nuk ështe këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile,

  4. Luka 24:7rreth 33 e.s.

    duke thënë se Biri i njeriut duhej të dorëzohej në duar të njerëzve mëkatarë, duhej kryqëzuar dhe do të ringjallej ditën e tretë''.

  5. Luka 24:8rreth 33 e.s.

    Dhe ato kujtonin fjalët e tij.

  6. Luka 24:9rreth 33 e.s.

    kur u kthyen nga varri, ato ua treguan të gjitha këto gjëra të njëmbëdhjetëve dhe gjithë të tjerëve.

  7. Luka 24:10rreth 33 e.s.

    Ato që u treguan apostujve këto gjëra ishin Maria Magdalena, Joana, Maria, nëna e Jakobit dhe gratë e tjera që ishin me to.

  8. Luka 24:11rreth 33 e.s.

    Por këto fjalë atyrë iu dukën si dokrra; dhe ata nuk u besuan atyre.

  9. Luka 24:12rreth 33 e.s.

    Megjithatë Pjetri u çua, vrapoi te varri, u përkul dhe nuk pa tjetër përveç çarçafëve që dergjeshin vetëm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij për sa kishte ndodhur.

  10. Luka 24:13rreth 33 e.s.

    Po ate ditë, dy nga ata po shkonin drejt një fshati, me emër Emaus, gjashtëdhjetë stade larg Jeruzalemit.

  11. Luka 24:14rreth 33 e.s.

    Dhe ata po bisedonin midis tyre për të gjitha ato që kishin ndodhur.

  12. Luka 24:15rreth 33 e.s.

    Dhe ndodhi që, ndërsa po flisnin dhe bisedonin bashkë, vetë Jezusi u afrua dhe nisi të ecë me ta.

  13. Luka 24:16rreth 33 e.s.

    Por sytë e tyre ishin të penguar kështu që të mos e njihnin.

  14. Luka 24:17rreth 33 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: ''Ç'janë këto biseda që bëni me njëri-tjetrin udhës? Dhe pse jeni të trishtuar?''.

  15. Luka 24:18rreth 33 e.s.

    Dhe një nga ata, i me emër Kleopa, duke u përgjigjur tha: ''Je ti i vetmi i huaj në Jeruzalem, që nuk i di gjërat që kanë ndodhur këtu në këto ditë?''.

  16. Luka 24:19rreth 33 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: ''Cilat?''. Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit.

  17. Luka 24:20rreth 33 e.s.

    Dhe se si krerët e priftërinjve dhe kryetarët tanë e kanë dorëzuar për ta dënuar me vdekje dhe e kanë kryqëzuar.

  18. Luka 24:21rreth 33 e.s.

    Por ne kishim shpresë se ai do të ishte ky që do ta çlironte Izraelin; por, megjithkëtë, sot është e treta ditë që kur ndodhën këto gjëra.

  19. Luka 24:22rreth 33 e.s.

    Por edhe disa gra në mes nesh na kanë çuditur, sepse, kur shkuan herët në mëngjes te varri,

  20. Luka 24:23rreth 33 e.s.

    dhe nuk e gjetën trupin e tij, u kthyen duke thënë se kishin parë nië vegim engjëjsh, të cilët thonë se ai jeton.

  21. Luka 24:24rreth 33 e.s.

    Dhe disa nga tanët shkuan te varri dhe e gjetën ashtu si kishin treguar gratë, por atë nuk e panë''.

  22. Luka 24:25rreth 33 e.s.

    Atëherë ai u tha atyre: ''O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët!

  23. Luka 24:26rreth 33 e.s.

    Por a nuk duhej që Krishti të vuajë gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij?''.

  24. Luka 24:27rreth 33 e.s.

    Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.

  25. Luka 24:28rreth 33 e.s.

    Kur iu afruan fshatit për ku ishin drejtuar, ai bëri sikur do të vazhdonte më tutje.