circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 23:10rreth 33 e.s.
Ndërkaq krerët e priftërinjve dhe skribët rrinin aty dhe e paditnin me furi.
- Luka 23:11rreth 33 e.s.
Atëherë Herodi, me ushtarët e vet, mbasi e fyu dhe e talli, e veshi me një rrobe të shkëlqyeshme dhe ia riktheu Pilatit.
- Luka 23:12rreth 33 e.s.
Atë ditë Herodi dhe Pilati u bënë miq me njëri-tjetrin, ndërsa më parë ishin armiq.
- Luka 23:13rreth 33 e.s.
Atëherë Pilati, mblodhi krerët e priftërinjve, kryetarët dhe popullin,
- Luka 23:14rreth 33 e.s.
dhe u tha atyre: ''Ju më prutë këtë njeri si çoroditës të popullit; dhe ja, unë, pasi e hetova para jush, nuk kam gjetur tek ai asnjë nga fajet për të cilat ju e paditni,
- Luka 23:15rreth 33 e.s.
dhe as Herodi, sepse na e ktheu përsëri te ne; në fakt ai s'ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen.
- Luka 23:16rreth 33 e.s.
Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj''.
- Luka 23:17rreth 33 e.s.
Tani me rastin e festës së Pashkës qeveritari duhet të lironte dikë.
- Luka 23:18rreth 33 e.s.
Por ata, të gjithë njëzeri, bërtitën duke thënë: ''Vraje këtë dhe na liro Barabën''.
- Luka 23:19rreth 33 e.s.
Ky ishte hedhur në burg për një trazirë të bërë në qytet dhe për vrasje.
- Luka 23:20rreth 33 e.s.
Prandaj Pilati, duke dashur të lëshojë Jezusin, u foli përsëri.
- Luka 23:21rreth 33 e.s.
Por ata bërtitnin duke thënë: ''Kryqëzoje!''.
- Luka 23:22rreth 33 e.s.
Për të tretën herë ai u tha atyre: ''Po ç'të keqe bëri ky? Unë nuk gjeta në të asnjë faj që të meritojë vdekjen. Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj''.
- Luka 23:23rreth 33 e.s.
Por ata ngulnin këmbë me britma te mëdha duke kërkuar që ta kryqëzonin; dhe britmat e tyre dhe të krerëve të priftërinjve u bënë mbisunduese.
- Luka 23:24rreth 33 e.s.
Atëherë Pilat vendosi që të bëhej çka ata kërkonin.
- Luka 23:25rreth 33 e.s.
Dhe ua lëshoi atë që qe burgosur për trazirë dhe vrasje dhe që ata e kishin kërkuar; dhe Jezusin ia dorëzoi vullnetit të tyre.
- Luka 23:26rreth 33 e.s.
Ndërsa po e çonin, kapën njëfarë Simoni nga Kirena, që po kthehej nga fusha, e ngarkuan me kryqin që ta mbarte pas Jezusit.
- Luka 23:27rreth 33 e.s.
Dhe e ndiqte një turmë e madhe populli dhe disa gra që hidhëroheshin dhe vajtonin për të.
- Luka 23:28rreth 33 e.s.
Por Jezusi u kthye nga ato dhe u tha: ''O bija të Jeruzalemit, mos qani për mua, por qani për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj.
- Luka 23:29rreth 33 e.s.
Sepse ja, do të vijnë ditët kur do të thuhet: "Lum gratë shterpe dhe lum barqet që nuk kanë pjellë dhe gjinjtë që nuk kanë mëndur!".
- Luka 23:30rreth 33 e.s.
Atëherë do të fillojnë t'u thonë maleve: "Bini përmbi ne!", dhe kodrave: "Na mbuloni!".
- Luka 23:31rreth 33 e.s.
Sepse, në se bëhet kështu me drurin e njomë, ç'do të bëhet me të thatin?".
- Luka 23:32rreth 33 e.s.
Dhe dy të tjerë, që ishin keqbërës, i prunë bashkë me të, për t'i vrarë.
- Luka 23:33rreth 33 e.s.
Dhe kur arritën në vendin që quhet ''Kafka'', aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetri në të majtë.
- Luka 23:34rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi tha: ''O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç'bëjnë''. Pastaj, pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short.