circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 22:56rreth 33 e.s.
Një shërbëtore e pa ulur pranë zjarrit, e shikoi me vëmendje dhe tha: ''Edhe ky ishte me të''.
- Luka 22:57rreth 33 e.s.
Por ai e mohoi duke thënë: ''O grua, nuk e njoh''.
- Luka 22:58rreth 33 e.s.
Pak më vonë e pa një tjetër dhe tha: ''Edhe ti je nga ata''. Por Pjetri tha: ''O njeri, nuk jam''.
- Luka 22:59rreth 33 e.s.
Mbasi kaloi rreth një orë, një tjetër pohoi me këmbëngulje duke thënë: ''Në të vërtetë edhe ky ishte bashkë me të, sepse është Galileas''.
- Luka 22:60rreth 33 e.s.
Por Pjetri tha: ''O njeri, s'di ç'po thua''. Dhe menjëherë, ndërsa ai ende po fliste, këndoi gjeli.
- Luka 22:61rreth 33 e.s.
Dhe Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin. Dhe Pjetrit iu kujtua fjala që i kishte thënë Zoti: ''Para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë''.
- Luka 22:62rreth 33 e.s.
Atëherë Pjetri doli përjashta dhe qau me hidhërim.
- Luka 22:63rreth 33 e.s.
Ndërkaq njerëzit që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin.
- Luka 22:64rreth 33 e.s.
Dhe, mbasi ia mbuluan sytë, i binin në fytyrë dhe e pyetnin duke thënë: "Profetizo, kush është ai që të ra?".
- Luka 22:65rreth 33 e.s.
Dhe duke blasfemuar thoshin shumë gjëra të tjera kundër tij.
- Luka 22:66rreth 33 e.s.
Dhe, kur u bë ditë, u mblodhën pleqtë e popullit, kreret e prifterinjve dhe skribët dhe e çuan në sinedrin e tyre, duke thënë:
- Luka 22:67rreth 33 e.s.
''Në se ti je Krishti, na e thuaj''. Por ai u tha atyre: ''Edhe sikur t'jua thoja, nuk do ta besonit.
- Luka 22:68rreth 33 e.s.
Edhe sikur t'ju pyesja, ju nuk do të më përgjigjeshit dhe as nuk do të më linit të shkoja.
- Luka 22:69rreth 33 e.s.
Por tash e tutje Biri i njeriut do të ulet në të djathtën e fuqisë së Perëndisë''.
- Luka 22:70rreth 33 e.s.
Atëherë të gjithë thanë: ''Je ti, pra, Biri i Perëndisë?''. Dhe ai u tha atyre: ''Ju thoni se unë jam''.
- Luka 22:71rreth 33 e.s.
Atëherë ata thanë: ''Ç'nevojë kemi akome për dëshmi? Ne vetë e dëgjuam nga goja e tij''.
- Luka 23:1rreth 33 e.s.
Atëherë u ngrit gjithë asambleja dhe e çuan te Pilati.
- Luka 23:2rreth 33 e.s.
Dhe filluan ta paditin duke thënë: ''Këtë ne e gjetëm që përmbyste kombin tonë dhe ndalonte t'i jepeshin taksa Cezarit, duke u vetëquajtur një mbret, Krishti''.
- Luka 23:3rreth 33 e.s.
Atëherë Pilati e pyeti duke thënë: ''A je ti mbreti i Judenjve?''. Dhe Jezusi iu përgjigj dhe tha: ''Ti po thua''.
- Luka 23:4rreth 33 e.s.
Pilati u tha atëherë krerëve të priftërinjve dhe popullit: ''Unë nuk po gjej asnjë faj te ky njeri''.
- Luka 23:5rreth 33 e.s.
Por ata ngulnin këmbë, duke thënë: ''Ai po ngre popullin në kryengritje duke mësuar në mbarë Judenë, që nga Galilea e deri këtu''.
- Luka 23:6rreth 33 e.s.
Atëherë Pilati, kur dëgjoi se u fol për Galilenë, pyeti në se ai njeri ishte Galileas.
- Luka 23:7rreth 33 e.s.
Dhe kur mori vesh se ai i takonte juridiksionit të Herodit, e dërgoi te Herodi, i cili, ndër ato ditë, ndodhej edhe ai në Jeruzalem.
- Luka 23:8rreth 33 e.s.
Kur Herodi pa Jezusin, u gëzua shumë; prej shumë kohësh ai donte ta shihte, sepse kishte dëgjuar shumë për të dhe shpresonte të shihte ndonjë mrekulli të kryer prej tij.
- Luka 23:9rreth 33 e.s.
Ai i drejtoi shumë pyetje, por Jezusi nuk u përgjigj fare.