circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 22:6rreth 33 e.s.
Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për t'ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma.
- Luka 22:7rreth 33 e.s.
Tani erdhi dita e të Ndormëve, kur duhet therur flijimi i Pashkës.
- Luka 22:8rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi dërgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thënë: ''Shkoni e na bëni gati Pashkën, që ne ta hamë''.
- Luka 22:9rreth 33 e.s.
Dhe ata e thanë: ''Ku dëshiron ta përgatisim?''.
- Luka 22:10rreth 33 e.s.
Atëherë ai tha atyre: ''Ja, kur të hyni në qytet, do t'ju dalë përpara një njeri që mban një brokë uji; ndiqeni në shtëpinë ku ai do të hyjë.
- Luka 22:11rreth 33 e.s.
I thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi të çon fjalë: Ku është salla, në të cilën mund të ha Pashkën bashkë me dishepujt e mi?".
- Luka 22:12rreth 33 e.s.
Atëherë ai do t'ju tregojë një sallë të madhe të shtruar; aty do të bëni përgatitjet''.
- Luka 22:13rreth 33 e.s.
Ata shkuan, pra, dhe gjetën ashtu siç u tha dhe përgatitën Pashkën.
- Luka 22:14rreth 33 e.s.
Dhe, kur erdhi ora, ai u ul në tryezë dhe bashkëmetë dymbëdhjetë apostujt.
- Luka 22:15rreth 33 e.s.
Atëherë ai u tha atyre: ''Kam pasur dëshirë të madhe ta ha këtë Pashkë bashkë me ju, para se të vuaj,
- Luka 22:16rreth 33 e.s.
sepse po ju them se nuk do të ha më të tillë derisa ajo të plotësohet në mbretërinë e Perëndisë''.
- Luka 22:17rreth 33 e.s.
Pastaj mori kupën, falenderoi, dhe tha: ''Merrnie këtë dhe ndanie midis jush,
- Luka 22:18rreth 33 e.s.
sepse unë po ju them se nuk do të pi më nga fryti i hardhisë derisa të vijë mbretëria e Perëndisë''.
- Luka 22:19rreth 33 e.s.
Pastaj mori bukën, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: ''Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim''.
- Luka 22:20rreth 33 e.s.
Po kështu, pas darkës, mori kupën duke thënë: ''Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju.
- Luka 22:21rreth 33 e.s.
Por ja, dora e atij që më tradhton është me mua mbi tryezë.
- Luka 22:22rreth 33 e.s.
Sigurisht Biri i njeriut shkon, siç është caktuar, por mjerë ai njeri me anë të cilit është tradhëtuar!''.
- Luka 22:23rreth 33 e.s.
Atëherë ata filluan ta pyesin njëri-tjetrin se kush nga ata do ta bënte këtë gjë.
- Luka 22:24rreth 33 e.s.
Dhe midis tyre lindi edhe një grindje se cili nga ata duhej të konsiderohej më i madhi.
- Luka 22:25rreth 33 e.s.
Por Jezusi u tha atyre: ''Mbretërit e kombeve i sundojnë ato, dhe ata që ushtrojnë pushtet mbi to quhen bamirës.
- Luka 22:26rreth 33 e.s.
Por me ju mos qoftë kështu; madje më i madhi ndër ju le të jetë si më i vogli dhe ai që drejton si ai që shërben.
- Luka 22:27rreth 33 e.s.
Në fakt kush është më i madh: ai që është në tryezë apo ai që shërben? Vallë, a s'është ai që rri në tryezë? E pra, unë jam midis jush porsi ai që shërben.
- Luka 22:28rreth 33 e.s.
Ju jeni ata që qëndruat me mua në sprovat e mia.
- Luka 22:29rreth 33 e.s.
Dhe unë ju caktoj mbretërinë ashtu si ma ka caktuar mua Ati im,
- Luka 22:30rreth 33 e.s.
që ju të hani e të pini në tryezën time, në mbretërinë time, dhe të uleni mbi frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.