circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 21:19rreth 33 e.s.
Me durimin tuaj ju do t'i fitoni shpirtrat tuaj''.
- Luka 21:20rreth 33 e.s.
''Dhe kur do të shikoni Jeruzalemin të rrethuar nga ushtritë, ta dini se shkretimi i saj është afër.
- Luka 21:21rreth 33 e.s.
Atëherë ata që janë në Jude, të ikin në male; dhe ata që janë në qytet të largohen; dhe ata që janë në fushë të mos hyjnë në të.
- Luka 21:22rreth 33 e.s.
Sepse ato janë ditë të hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato gjëra që janë shkruar.
- Luka 21:23rreth 33 e.s.
Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëndin në ato ditë, sepse do të ketë mjerim të madh në vend dhe mëri mbi këtë popull.
- Luka 21:24rreth 33 e.s.
Dhe ata do të bien nga tehu i shpatës, do t'i çojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve''.
- Luka 21:25rreth 33 e.s.
''Dhe do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje, dhe mbi tokë ankth popujsh, në përhumbjen prej gjëmës së detit dhe të valëve të tij;
- Luka 21:26rreth 33 e.s.
njerëzit do të mpaken nga frika dhe nga pritja se çfare do ta pllakosë botën, sepse fuqitë qiellore do të lëkunden.
- Luka 21:27rreth 33 e.s.
Atëherë do të shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi një re, me fuqi dhe lavdi të madhe.
- Luka 21:28rreth 33 e.s.
Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër''.
- Luka 21:29rreth 33 e.s.
Pastaj u tha atyre një shëmbëlltyrë: ''Vini re fikun dhe të gjitha pemët.
- Luka 21:30rreth 33 e.s.
Kur ata nisin e mugullojnë, duke i parë, ju vete e kuptoni se vera është afër;
- Luka 21:31rreth 33 e.s.
kështu edhe ju, kur do të shikoni se po ndodhin këto, ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër.
- Luka 21:32rreth 33 e.s.
Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të kalojë ky brez, derisa të gjitha këto gjëra të kenë ndodhur.
- Luka 21:33rreth 33 e.s.
Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë''.
- Luka 21:34rreth 33 e.s.
''Tani kini kujdes që zemrat tuaja të mos rëndohen nga të llupurit, nga të dehurit dhe nga preokupimet e kësaj jete; që ajo ditë të mos ju zërë në befasi.
- Luka 21:35rreth 33 e.s.
Sepse do të vijë si një lak mbi të gjithë ata që banojnë mbi faqen e mbarë dheut.
- Luka 21:36rreth 33 e.s.
Prandaj, rrini zgjuar dhe lutuni kurdoherë që të çmoheni të denjë të shpëtoni nga të gjitha ato që do të ngjasin dhe të dilni para Birit të njeriut''.
- Luka 21:37rreth 33 e.s.
Gjatë ditës ai mësonte në tempull, dhe natën dilte dhe e kalonte jashtë, në malin e Ullinjve.
- Luka 21:38rreth 33 e.s.
Dhe gjithë populli, herët në mëngjes, erdhi tek ai në tempull për ta dëgjuar.
- Luka 22:1rreth 33 e.s.
Ndërkaq po afrohej festa e të Ndormëve, që quhet Pashkë.
- Luka 22:2rreth 33 e.s.
Dhe krerët e priftërinjve e skribët kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, sepse kishin frikë nga populli.
- Luka 22:3rreth 33 e.s.
Atëherë Satani hyri në Judën, i mbiquajtur Iskariot, që ishte një nga të dymbëdhjetët.
- Luka 22:4rreth 33 e.s.
Kështu ai shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve e dhe me krerët e rojës për mënyrën se si do ta tradhtonte.
- Luka 22:5rreth 33 e.s.
Ata u gëzuan dhe i premtuan t'i japin para.