Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 22:31rreth 33 e.s.

    Edhe Zoti tha: ''Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t'ju shoshë ashtu siç shoshet gruri.

  2. Luka 22:32rreth 33 e.s.

    Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu''.

  3. Luka 22:33rreth 33 e.s.

    Por ai tha: ''Zot, unë jam gati të shkoj bashkë me ty edhe në burg edhe në vdekje''.

  4. Luka 22:34rreth 33 e.s.

    Por Jezusi tha: ''Pjetër, unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh''.

  5. Luka 22:35rreth 33 e.s.

    Pastaj u tha atyre: ''Kur ju dërgova pa trasta, pa thes dhe pa sandale, vallë a ju mungoi gjë?''. Dhe ata thanë: ''Asgjë''.

  6. Luka 22:36rreth 33 e.s.

    U tha, pra, atyre: ''Po tani, kush ka një trastë le ta marrë me vete, dhe po kështu thesin; dhe kush nuk ka shpatë, le të shesë rrobën e vet e ta blejë një.

  7. Luka 22:37rreth 33 e.s.

    Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: "Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit". Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre''.

  8. Luka 22:38rreth 33 e.s.

    Atëherë ata thanë: ''Zot, ja këtu dy shpata''. Por ai u tha atyre ''Mjaft!''.

  9. Luka 22:39rreth 33 e.s.

    Pastaj Jezusi doli dhe shkoi si zakonisht në malin e Ullinjve, dhe edhe dishepujt e tij e ndiqnin.

  10. Luka 22:40rreth 33 e.s.

    Kur arriti në vend, u tha atyre: ''Lutuni që të mos hyni në tundim''.

  11. Luka 22:41rreth 33 e.s.

    Dhe u largua prej tyre, aq sa mund të hidhet një gur, dhe ra në gjunj dhe lutej,

  12. Luka 22:42rreth 33 e.s.

    duke thënë: ''O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti''.

  13. Luka 22:43rreth 33 e.s.

    Atëherë iu shfaq një engjëll nga qie-lli për t'i dhënë forcë.

  14. Luka 22:44rreth 33 e.s.

    Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.

  15. Luka 22:45rreth 33 e.s.

    Si u çua pastaj nga lutja, erdhi te dishepujt e vet dhe i gjeti që flinin nga trishtimi,

  16. Luka 22:46rreth 33 e.s.

    dhe u tha atyre: ''Pse po flini? Çohuni dhe lutuni që të mos hyni në tundim''.

  17. Luka 22:47rreth 33 e.s.

    Ndërsa ai ende po fliste, ja një turmë; dhe ai që quhej Judë, një nga të dymbëdhjetët, i printe dhe iu afrua Jezusit për ta puthur.

  18. Luka 22:48rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi i tha: ''Judë, ti po e tradhton Birin e njeriut me një puthje?''.

  19. Luka 22:49rreth 33 e.s.

    Atëherë ata që ishin përreth tij, duke parë çfarë do të ndodhte, i thanë: ''Zot, a t'u biem me shpatë?''.

  20. Luka 22:50rreth 33 e.s.

    Dhe një nga ata i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë.

  21. Luka 22:51rreth 33 e.s.

    Por Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ''Lëreni, mjaft kështu''. Dhe si e preku veshin e atij njeriu, e shëroi.

  22. Luka 22:52rreth 33 e.s.

    Pastaj Jezusi u tha krerëve të priftërinjve, krerëve të rojeve të tempullit dhe pleqve që kishin ardhur kundër tij: ''Keni dalë kundër meje me shpata dhe me shkopinj si kundër një kusari?

  23. Luka 22:53rreth 33 e.s.

    Kur unë çdo ditë isha me ju në tempull, ju nuk vutë dorë kurrë mbi mua; por kjo është ora juaj dhe pushteti i errësirës''.

  24. Luka 22:54rreth 33 e.s.

    Mbasi e kapën, e çuan dhe e shtinë në shtëpinë e kryepriftit. Dhe Pjetri e ndiqte nga larg.

  25. Luka 22:55rreth 33 e.s.

    Kur ata ndezën një zjarr në mes të oborrit dhe u ulën rreth tij, Pjetri u ul midis tyre.