circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 20:41rreth 33 e.s.
Dhe ai i tha atyre: ''Vallë, si thonë se Krishti është Bir i Davidit?
- Luka 20:42rreth 33 e.s.
Vetë Davidi, në librin e Psalmeve, thotë: "Zoti i tha Zotit tim: Ulu në të djathtën time,
- Luka 20:43rreth 33 e.s.
derisa unë t'i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua".
- Luka 20:44rreth 33 e.s.
Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë bir i tij?''.
- Luka 20:45rreth 33 e.s.
Dhe, ndërsa gjithë populli po e dëgjonte, ai u tha dishepujve të vet:
- Luka 20:46rreth 33 e.s.
''Ruhuni nga skribët, të cilët shëtisin me kënaqësi me rroba të gjata, duan t'i përshëndesin nëpër sheshe, të jenë në vendet e para në sinagoga dhe në kryet e vendit nëpër gosti;
- Luka 20:47rreth 33 e.s.
ata gllabërojnë shtëpitë e te vejave dhe, për t'u dukur, bëjnë lutje të gjata. Ata do të marrin një dënim më të rëndë''.
- Luka 21:1rreth 33 e.s.
Pastaj Jezusi i çoi sytë dhe pa pasanikët që qitnin dhuratat e tyre në arkën e thesarit,
- Luka 21:2rreth 33 e.s.
dhe pa edhe një të ve të varfër që qiti dy pare të vogla
- Luka 21:3rreth 33 e.s.
dhe tha: ''Në të vërtetë po ju them se kjo e ve e varfër ka qitur më shumë se gjithë të tjerët.
- Luka 21:4rreth 33 e.s.
Sepse të gjithë këta dhanë nga tepricat e pasurisë së tyre për shtëpinë e Perëndisë, kurse ajo, në varfërinë e vet, dha gjithçka që kishte për të jetuar''.
- Luka 21:5rreth 33 e.s.
Pastaj, kur disa po flisnin për tempullin dhe vinin në pah se ishte i stolisur me gurë të bukur dhe me oferta, ai tha:
- Luka 21:6rreth 33 e.s.
''Nga të gjitha këto gjëra që ju admironi, do të vijnë ditët kur nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrënuar''.
- Luka 21:7rreth 33 e.s.
Atëherë ata e pyetën duke thënë: ''Mësues, kur do të ndodhin këto dhe cila do të jetë shenja se këto janë duke u kryer?''.
- Luka 21:8rreth 33 e.s.
Dhe ai tha: ''Ruhuni se mos ju mashtrojnë, sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim duke thënë: "Unë jam", dhe: "Erdhi koha". Mos shkoni, pra, pas tyre.
- Luka 21:9rreth 33 e.s.
Dhe kur të dëgjoni të flitet për luftëra e për trazira, mos u trembni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin më parë, por mbarimi nuk do të vijë menjëherë''.
- Luka 21:10rreth 33 e.s.
Atëherë u tha atyre: ''Do të ngrihet kombi kundër kombit; dhe mbretëria kundër mbretërisë;
- Luka 21:11rreth 33 e.s.
do të ngjajnë tërmete të mëdha, zi buke dhe murtaja në vende të ndryshme; do të ndodhin edhe dukuri të llahtarshme dhe shenja të mëdha nga qielli.
- Luka 21:12rreth 33 e.s.
Por, para të gjitha këtyre gjërave, do të vënë dorë mbi ju dhe do t'ju përndjekin dhe do t'ju dorëzojnë në sinagoga e do t'ju futin në burg; dhe do t'ju nxjerrin përpara mbretërve dhe guvernatorëve për shkak të emrit tim,
- Luka 21:13rreth 33 e.s.
por kjo do t'ju japë rastin që të dëshmoni.
- Luka 21:14rreth 33 e.s.
Ta vini, pra, në zemrën tuaj që të mos mendoni më parë se si do përgjigjeni për t'u mbrojtur,
- Luka 21:15rreth 33 e.s.
sepse unë do t'ju jap një gojë e një dituri të tillë të cilën të gjithë kundërshtarët tuaj nuk do të jenë në gjendje ta kundërshtojnë ose t'i rezistojnë.
- Luka 21:16rreth 33 e.s.
Dhe ju madje do t'ju tradhtojnë edhe prindërit, dhe vëllezërit, dhe farefisi dhe miqtë; dhe disa prej jush do t'i vrasin.
- Luka 21:17rreth 33 e.s.
Dhe të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim.
- Luka 21:18rreth 33 e.s.
Por as edhe një fije floku e kokës suaj nuk do t'ju humbasë.