Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 20:16rreth 33 e.s.

    Ai do të vijë, do t'i vrasë ata vreshtarë dhe do t'ua japë vreshtin të tjerëve''. Por ata, kur e dëgjuan këtë, thanë: ''Kështu mos qoftë''.

  2. Luka 20:17rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi, duke i shikuar në fytyrë, tha: ''Ç'është, pra, ajo që është shkruar: "Guri që ndërtuesit e kanë hedhur poshtë u bë guri i qoshes"?

  3. Luka 20:18rreth 33 e.s.

    Kushdo që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë-copë, dhe ai mbi të cilin do të bjerë guri, do të dërrmohet''.

  4. Luka 20:19rreth 33 e.s.

    Në këtë moment, krerët e priftërinjve dhe skribët kërkuan të vënë dorë në të, sepse e morën vesh se ai e kishte treguar atë shëmbëlltyrë për ata, por kishin frikë nga populli.

  5. Luka 20:20rreth 33 e.s.

    Ata e përgjonin me kujdes dhe i dërguan disa spiunë të cilët, duke u paraqitur si njerëz të drejtë, ta zinin në gabim në ndonjë ligjëratë dhe pastaj t'ia dorëzonin pushtetit dhe autoritetit të guvernatorit.

  6. Luka 20:21rreth 33 e.s.

    Këta e pyetën duke thënë: ''Mësues ne e dimë se ti flet dhe mëson drejt dhe që nuk je aspak i anshëm, por mëson rrugën e Perëndisë në të vërtetë.

  7. Luka 20:22rreth 33 e.s.

    A është e lejueshme për ne t'i paguajmë taksë Cezarit apo jo?''.

  8. Luka 20:23rreth 33 e.s.

    Por ai, duke e kuptuar ligësinë e tyre, u tha atyre: ''Përse më provokoni?

  9. Luka 20:24rreth 33 e.s.

    Më tregoni një denar: e kujt është fytyra dhe mbishkrimi që ka?''. Dhe ata, duke përgjigjur, thanë: ''E Cezarit''.

  10. Luka 20:25rreth 33 e.s.

    Atëherë ai u tha atyre: ''I jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë''.

  11. Luka 20:26rreth 33 e.s.

    Dhe nuk mundën ta zënë në gabim në ligjëratën e tij përpara popullit dhe, të habitur nga përgjigjja e tij, heshtën.

  12. Luka 20:27rreth 33 e.s.

    Pastaj iu afruan disa saducej, të cilët mohojnë se ka ringjallje, dhe e pyetën,

  13. Luka 20:28rreth 33 e.s.

    duke thënë: ''Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vëllai i dikujt vdes kishte grua dhe vdiq pa lënë fëmijë, i vëllai ta marrë gruan e tij dhe t'i ngjallë pasardhës vëllait të vet.

  14. Luka 20:29rreth 33 e.s.

    Tashti, ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.

  15. Luka 20:30rreth 33 e.s.

    I dyti e mori për grua dhe vdiq edhe ai pa lënë fëmijë.

  16. Luka 20:31rreth 33 e.s.

    E mori pastaj i treti; dhe kështu që të shtatë vdiqën pa lënë fëmijë.

  17. Luka 20:32rreth 33 e.s.

    Dhe pas tyre vdiq edhe gruaja.

  18. Luka 20:33rreth 33 e.s.

    Atëherë, në ringjallje, e kujt do të jetë grua? Sepse që të shtatë e patën grua''.

  19. Luka 20:34rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: ''Bijtë e kësaj bote martohen dhe martojnë;

  20. Luka 20:35rreth 33 e.s.

    por ata që do të gjenden të denjë të kenë pjesë në botën tjetër dhe në ringjalljen e të vdekurve, nuk martohen dhe nuk martojnë;

  21. Luka 20:36rreth 33 e.s.

    ata as nuk mund të vdesin më, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ringjalljes.

  22. Luka 20:37rreth 33 e.s.

    Dhe se të vdekurit do të ringjallen, e ka deklaruar vetë Moisiu në pjesën e ferrishtes, kur e quan Zot, Perëndinë e Abrahamit, Perëndinë e Isakut dhe Perëndinë e Jakobit.

  23. Luka 20:38rreth 33 e.s.

    Ai nuk është perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë jetojnë për të''.

  24. Luka 20:39rreth 33 e.s.

    Atëherë disa skribë morën fjalën dhe thanë: ''Mësues, mirë fole''.

  25. Luka 20:40rreth 33 e.s.

    Dhe nuk guxuan më t'i bëjnë asnjë pyetje.