Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 19:14rreth 33 e.s.

    Por qytetarët e vet e urrenin dhe i dërguan pas një përfaqësi duke thënë: "Nuk duam që ky të mbretërojë përmbi ne".

  2. Luka 19:15rreth 33 e.s.

    Dhe kur ai u kthye, pasi e mori në dorëzim mbretërinë, urdhëroi t'i thërresin ata shërbëtorët, të cilëve u kishte dhënë paratë për të marrë vesh sa kishte fituar secili duke tregtuar.

  3. Luka 19:16rreth 33 e.s.

    Atëherë doli i pari dhe tha: "Zot, mina jote dha dhjetë mina të tjera";

  4. Luka 19:17rreth 33 e.s.

    dhe ai tha: "Mirë, o shërbëtor i mirë, sepse ke qenë besnik në gjëra të vogëla, merr sundimin mbi dhjetë qytete".

  5. Luka 19:18rreth 33 e.s.

    Pastaj erdhi i dyti duke thënë: "Zot, mina jote dha edhe pesë mina";

  6. Luka 19:19rreth 33 e.s.

    dhe ai i tha edhe këtij: "Edhe ti ji sundimtar mbi pesë qytete".

  7. Luka 19:20rreth 33 e.s.

    Atëherë erdhi një tjetër i cili tha: "Zot, ja mina jote që e ruajta në një shami,

  8. Luka 19:21rreth 33 e.s.

    sepse kisha frikë nga ti, që je njeri i rreptë; ti merr atë që nuk ke vënë dhe korr atë që nuk ke mbjellë".

  9. Luka 19:22rreth 33 e.s.

    Dhe zoti i tij i tha: "Do të të gjykoj nga vetë fjalët e tua, o shërbëtor i keq; ti e dije se jam njeri i rreptë, që marr atë që nuk kam vënë dhe korr atë që nuk kam mbjellë;

  10. Luka 19:23rreth 33 e.s.

    përse nuk e vure paranë time në bankë që, kur të kthehem, ta marr bashkë me përqindje?".

  11. Luka 19:24rreth 33 e.s.

    Pastaj u tha të pranishmëve: "Merrjani minën dhe ia jepni atij që ka dhjetë mina".

  12. Luka 19:25rreth 33 e.s.

    Dhe ata i thanë: "Zot, po ai ka dhjetë mina".

  13. Luka 19:26rreth 33 e.s.

    Unë po ju them se atij që ka, do t'i jepet; por atij që s'ka do t'i hiqet edhe ajo që ka.

  14. Luka 19:27rreth 33 e.s.

    Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!"''.

  15. Luka 19:28rreth 33 e.s.

    Mbasi tha këto gjëra, ai shkoi përpara duke u ngjitur në Jeruzalem.

  16. Luka 19:29rreth 33 e.s.

    Dhe, si iu afrua Betfagës dhe Betanias, afër malit që quhet i Ullinjve, dërgoi dy nga dishepujt e vet,

  17. Luka 19:30rreth 33 e.s.

    duke u thënë: ''Shkoni në fshatin përballë dhe, kur të hyni, do të gjeni aty një kërriç të lidhur, mbi të cilin nuk ka hipur kurrë njeri; zgjidheni atë dhe ma sillni.

  18. Luka 19:31rreth 33 e.s.

    Dhe nëse ndokush ju pyet: "Përse po e zgjidhni?", u thoni atyre kështu: "Zoti ka nevojë"''.

  19. Luka 19:32rreth 33 e.s.

    Dhe ata që ishin dërguar shkuan dhe e gjetën ashtu siç u kishte thënë.

  20. Luka 19:33rreth 33 e.s.

    Dhe, ndërsa ata po e zgjidhnin kërriçin, të zotët e tij u thanë atyre: ''Përse po e zgjidhni kërriçin?''.

  21. Luka 19:34rreth 33 e.s.

    Dhe ata thanë: ''Zoti ka nevojë''.

  22. Luka 19:35rreth 33 e.s.

    Dhe e prunë, pra, te Jezusi dhe, mbasi i hidhnin rrobat e veta mbi kërriçin, e hipën Jezusin mbi të.

  23. Luka 19:36rreth 33 e.s.

    Dhe, ndërsa ai ecte kështu përpara, ata shtronin rrobat e tyre në rrugë.

  24. Luka 19:37rreth 33 e.s.

    Dhe kur ai iu afrua teposhtës së malit të Ullinjve, gjithë turma e dishepujve filloi me gëzim të lavdërojë Perëndinë me zë të lartë për të gjitha veprat e pushtetshme që kishin parë,

  25. Luka 19:38rreth 33 e.s.

    duke thënë: ''Bekuar qoftë Mbreti që po vjen në emër të Zotit; paqe në qiell dhe lavdi në vendet shumë të larta''.