Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 18:7rreth 33 e.s.

    Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë, vallë, të ndërhyjë në favor të tyre?

  2. Luka 18:8rreth 33 e.s.

    Po, unë ju them se ai do t'ua marrë hakun së shpejti. Po kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?''.

  3. Luka 18:9rreth 33 e.s.

    Ai tha edhe këtë shëmbëlltyre për disa që pretendonin se ishin të drejtë dhe i përbuznin të tjerët.

  4. Luka 18:10rreth 33 e.s.

    ''Dy njerëz u ngjitën në tempull për t'u lutur; njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës.

  5. Luka 18:11rreth 33 e.s.

    Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: "O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës.

  6. Luka 18:12rreth 33 e.s.

    Unë agjëroj dy herë në javë dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam".

  7. Luka 18:13rreth 33 e.s.

    Kurse tagrambledhësi rrinte larg dhe as që guxonte t'i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin e vet duke thënë: "O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit".

  8. Luka 18:14rreth 33 e.s.

    Dhe unë po ju them se ky, dhe jo tjetri, u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar; sepse kushdo që lartohet do të ulet, dhe kush ulet, do të lartohet''.

  9. Luka 18:15rreth 33 e.s.

    I prunë edhe disa fëmijë të vegjël që t'i prekte; por dishepujt, kur panë këtë, i qortuan.

  10. Luka 18:16rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi i thirri fëmijët pranë vetes dhe tha: ''I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.

  11. Luka 18:17rreth 33 e.s.

    Në të vërtetë po ju them se ai që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë atje''.

  12. Luka 18:18rreth 33 e.s.

    Një nga krerët e pyeti duke thënë: ''Mësues i mirë, ç'duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?''.

  13. Luka 18:19rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi i tha: ''Përse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.

  14. Luka 18:20rreth 33 e.s.

    Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën, mos vrit, mos vidh, mos thuaj dëshmi të rrem, ndero atin tënd dhe nënën tënde"''.

  15. Luka 18:21rreth 33 e.s.

    Dhe ai tha: ''Të gjitha këto i kam zbatuar që nga rinia''.

  16. Luka 18:22rreth 33 e.s.

    Si e dëgjoi, Jezusi i tha: ''Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq''.

  17. Luka 18:23rreth 33 e.s.

    Por ai, kur i dëgjoi këto gjëra, u trishtua shumë, sepse ishte shumë i pasur.

  18. Luka 18:24rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: ''Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!

  19. Luka 18:25rreth 33 e.s.

    Sepse është më lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë''.

  20. Luka 18:26rreth 33 e.s.

    Dhe ata që e dëgjonin thanë: ''Po kush, pra, mund të shpëtohet?''.

  21. Luka 18:27rreth 33 e.s.

    Por ai tha: ''Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë''.

  22. Luka 18:28rreth 33 e.s.

    Pastaj Pjetri tha: ''Ja, ne kemi lënë çdo gjë dhe të kemi ndjekur''.

  23. Luka 18:29rreth 33 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: ''Në të vërtetë po ju them se nuk ka asnjë që të ketë lënë shtëpinë ose prindërit, ose vëllezërit, ose gruan ose fëmijët, për mbretërinë e Perëndisë,

  24. Luka 18:30rreth 33 e.s.

    që të mos marrë shumëfish në këtë kohë, dhe në kohën e ardhshme jetën e përjetshme''.

  25. Luka 18:31rreth 33 e.s.

    Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: ''Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen.