circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 17:19rreth 33 e.s.
Dhe i tha atij: ''Çohu dhe shko; besimi yt të shëroi''.
- Luka 17:20rreth 33 e.s.
Tani kur u pyet nga farisenjtë se kur do të vinte mbretëria e Perëndisë, ai u përgjigj atyre dhe tha: ''Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme;
- Luka 17:21rreth 33 e.s.
dhe as nuk do të mund të thuhet: "Ja, këtu", ose: "Ja, atje"; sepse ja, mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush''.
- Luka 17:22rreth 33 e.s.
Pastaj u tha dishepujve të vet: ''Do të vijnë ditë kur ju do të dëshironi të shihni një nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihni.
- Luka 17:23rreth 33 e.s.
Dhe do t'ju thonë: "Ja, është këtu" ose: "Ja, është atje", por ju mos shkoni dhe mos i ndiqni.
- Luka 17:24rreth 33 e.s.
Sepse ashtu si rrufeja, që vetëtin nga njëri skaj i qiellit te tjetri e ndriçon, kështu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij.
- Luka 17:25rreth 33 e.s.
Por më parë i duhet të vuajë shumë dhe të hidhet poshtë nga ky brez.
- Luka 17:26rreth 33 e.s.
Dhe, ashtu siç ndodhi në kohën e Noes, ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut.
- Luka 17:27rreth 33 e.s.
Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë; dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë.
- Luka 17:28rreth 33 e.s.
Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin;
- Luka 17:29rreth 33 e.s.
por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë.
- Luka 17:30rreth 33 e.s.
Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i njeriut do të shfaqet.
- Luka 17:31rreth 33 e.s.
Në atë ditë, ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë të mos zbresë në shtëpi për të marrë gjërat e tij; e po kështu ai që ndodhet në ara, të mos kthehet prapa.
- Luka 17:32rreth 33 e.s.
Kujtoni gruan e Lotit.
- Luka 17:33rreth 33 e.s.
Ai që do të kërkojë të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë, do ta shpëtojë.
- Luka 17:34rreth 33 e.s.
Unë po ju them: atë natë dy veta do të jenë në një shtrat; njëri do të merret dhe tjetri do të lihet.
- Luka 17:35rreth 33 e.s.
Dy gra do të bluajnë bashkë; njëra do të merret e tjetra do të lihet.
- Luka 17:36rreth 33 e.s.
Dy burra do të jenë në ara: njëri do të merret e tjetri do të lihet''.
- Luka 17:37rreth 33 e.s.
Atëherë dishepujt u përgjigjën dhe thanë: ''Ku, o Zot?'' Dhe ai u tha atyre: ''Ku të jetë trupi, atje do të mblidhen shqiponjat''.
- Luka 18:1rreth 33 e.s.
Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur,
- Luka 18:2rreth 33 e.s.
duke thënë: ''Në një qytet ishte një gjykatës që nuk kishte frikë nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njeri.
- Luka 18:3rreth 33 e.s.
Tani po në atë qytet ishte një grua e ve që shkonte tek ai duke thënë: "Ma jep të drejtën para kundërshtarit tim".
- Luka 18:4rreth 33 e.s.
Për një farë kohe ai nuk deshi ta bënte, por pastaj tha me vete: "Megjithse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s'kam respekt për asnjeri,
- Luka 18:5rreth 33 e.s.
duke qenë se kjo grua e ve po vazhdon të më mërzitë, do t'ia jap të drejtën, sepse, duke më ardhur vazhdimisht, do të më rraskapitë"''.
- Luka 18:6rreth 33 e.s.
Dhe Zoti tha: ''Dëgjoni ç'thotë gjykatësi i padrejtë.