Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 18:32rreth 33 e.s.

    Ai, pra, do t'u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë.

  2. Luka 18:33rreth 33 e.s.

    Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë''.

  3. Luka 18:34rreth 33 e.s.

    Por ata nuk morën vesh asgjë nga të gjitha këto: këto fjalë për ta ishin fshehtësi dhe ata nuk kuptonin ato që u ishin thënë.

  4. Luka 18:35rreth 33 e.s.

    Tani ndërsa ai po i afrohej Jerikos, një i verbër ishte ulur përgjatë rrugës dhe po lypte;

  5. Luka 18:36rreth 33 e.s.

    dhe kur dëgjoi se po kalonte turma, pyeti çfarë ishte;

  6. Luka 18:37rreth 33 e.s.

    iu përgjigjën se po kalonte Jezusi nga Nazareti.

  7. Luka 18:38rreth 33 e.s.

    Atëherë ai bërtiti duke thënë: ''O Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua''.

  8. Luka 18:39rreth 33 e.s.

    Ata që ecnin përpara i bërtitën të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: ''O Bir i Davidit: ki mëshirë për mua''.

  9. Luka 18:40rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi ndaloi dhe urdheroi t'ia sillnin dhe, kur ai iu afrua, e pyeti

  10. Luka 18:41rreth 33 e.s.

    duke thëne: ''Çfarë dëshiron të bëj për ty?''. Dhe ai tha: ''Zot, të rimarr dritën e syve''.

  11. Luka 18:42rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi i tha: ''Rimerr dritën e syve, Besimi yt të shëroi''.

  12. Luka 18:43rreth 33 e.s.

    Në çast rimori dritën e syve dhe e ndiqte duke përlëvduar Perëndinë; dhe gjithë populli, kur pa këtë, i dha lavdi Perëndisë.

  13. Luka 19:1rreth 33 e.s.

    Pastaj Jezusi hyri në Jeriko dhe po kalonte nëpër qytet;

  14. Luka 19:2rreth 33 e.s.

    dhe ja, një njeri i quajtur Zake, i cili ishte kryetari i tagrambledhësve dhe ishte i pasur.

  15. Luka 19:3rreth 33 e.s.

    Ai kërkonte të shihte kush ishte Jezusi, por nuk mundte për shkak të turmës, sepse ishte i shkurtër nga shtati.

  16. Luka 19:4rreth 33 e.s.

    Atëherë rendi përpara dhe u ngjit në një fik për ta parë, sepse ai duhet të kalonte andej.

  17. Luka 19:5rreth 33 e.s.

    Dhe kur Jezusi arriti në atë vend, i çoi sytë, e pa dhe i tha: ''Zake, zbrit shpejt poshtë, sepse sot duhet të rri në shtëpinë tënde''.

  18. Luka 19:6rreth 33 e.s.

    Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.

  19. Luka 19:7rreth 33 e.s.

    Kur panë këtë, të gjithë murmuritën, duke thënë: ''Ai shkoi të rrijë në shtëpinë e një njeriu mëkatar''.

  20. Luka 19:8rreth 33 e.s.

    Por Zakeu u çua dhe i tha Zotit: ''Zot, unë po u jap të varfërve gjysmën e pasurisë sime dhe, po të kem marrë ndonjë gjë nga ndonjëri me mashtrim, do t'ia kthej katërfish''.

  21. Luka 19:9rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi i tha: ''Sot në këtë shtëpi ka hyrë shpëtimi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit.

  22. Luka 19:10rreth 33 e.s.

    Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur''.

  23. Luka 19:11rreth 33 e.s.

    Dhe, ndërsa ata po i dëgjonin këto, Jezusi vazhdoi të tregojë një shëmbëlltyrë, sepse ai ishte afër Jeruzalemit dhe ata mendonin se mbretëria e Perëndisë do të shfaqej menjëherë.

  24. Luka 19:12rreth 33 e.s.

    Tha, pra: ''Një njeri fisnik shkoi në një vend të largët për të marrë në dorëzim një mbretëri e pastaj të kthehej.

  25. Luka 19:13rreth 33 e.s.

    Dhe, si i thirri dhjetë shërbëtorët e vet, u dha dhjetë mina dhe u tha atyre: "Tregtoni deri sa të kthehem".