Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 19:39rreth 33 e.s.

    Dhe disa farisenj që ishin midis turmës i thanë: ''Mësues, qorto dishepujt e tu!''.

  2. Luka 19:40rreth 33 e.s.

    Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Unë po ju them se në se këta do të heshtnin, gurët do të bërtisnin''.

  3. Luka 19:41rreth 33 e.s.

    Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të,

  4. Luka 19:42rreth 33 e.s.

    duke thënë: ''Oh, sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tënde ato që janë te nevojshme për paqen tënde! Por tashti ato janë të fshehura për sytë e tu.

  5. Luka 19:43rreth 33 e.s.

    Sepse përmbi ty do të vijnë ditë kur armiqtë e tu do të të qarkojnë me ledh, do të të rrethojnë dhe do të të zënë nga të gjitha anët.

  6. Luka 19:44rreth 33 e.s.

    Dhe do të të rrëzojnë përtokë ty dhe bijtë e tu në ty; dhe s'do të lënë në ty gur mbi gur, sepse ti nuk e ke njohur kohën kur je vizituar''.

  7. Luka 19:45rreth 33 e.s.

    Pastaj, mbasi hyri në tempull, filloi t'i dëbojë jashtë ata që shistin e blinin,

  8. Luka 19:46rreth 33 e.s.

    duke u thënë atyre: ''Éshtë shkruar: "Shtëpia ime është shtëpi e lutjes, por ju e bëtë shpellë kusarësh"''.

  9. Luka 19:47rreth 33 e.s.

    Çdo ditë ai mësonte në tempull. Dhe krerët e priftërinjve, skribët dhe krerët e popullit kërkonin ta vrisnin.

  10. Luka 19:48rreth 33 e.s.

    Dhe nuk arrinin dot të vendosnin çfarë të bënin; sepse gjithë populli e dëgjonte me vemendje të madhe.

  11. Luka 20:1rreth 33 e.s.

    Dhe në një nga ato ditë ndodhi që, ndërsa ai po mësonte popullin në tempull dhe predikonte ungjillin, erdhën krerët e priftërinjve dhe skribët bashkë me pleqtë,

  12. Luka 20:2rreth 33 e.s.

    dhe i thanë: ''Na trego me ç'autoritet i bën këto gjëra; ose kush është ai që ta dha ty këtë pushtet?''.

  13. Luka 20:3rreth 33 e.s.

    Dhe ai duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Edhe unë do t'ju pyes një gjë dhe ju m'u përgjigjni:

  14. Luka 20:4rreth 33 e.s.

    Pagëzimi i Gjonit vinte nga qielli apo nga njerëzit?''.

  15. Luka 20:5rreth 33 e.s.

    Dhe ata arsyetonin në mes tyre duke thënë: ''Po të themi prej qiellit, ai do të na thotë: "Atëherë përse nuk i besuat?".

  16. Luka 20:6rreth 33 e.s.

    Kurse po t'i themi prej njerëzve, gjithë populli do të na vrasë me gurë, sepse ai është i bindur se Gjoni ishte një profet''.

  17. Luka 20:7rreth 33 e.s.

    Prandaj u përgjigjen se nuk dinin nga vinte.

  18. Luka 20:8rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi u tha atyre: ''As unë nuk po ju them me ç'pushtet i bëj këto gjëra''.

  19. Luka 20:9rreth 33 e.s.

    Pastaj filloi t'i tregojë popullit këtë shëmbëlltyrë: ''Një njeri mbolli një vresht, ua besoi disa vreshtarëve dhe iku larg për një kohë të gjatë.

  20. Luka 20:10rreth 33 e.s.

    Në kohën e të vjelave, dërgoi një shërbëtor tek ata vreshtarë që t'i jepnin pjesën e vet nga prodhimi i vreshtit; por vreshtarët e rrahën atë dhe e kthyen duarbosh.

  21. Luka 20:11rreth 33 e.s.

    Ai dërgoi përsëri një shërbëtor tjetër; por ata, pasi e rrahën dhe e shanë edhe atë, e kthyen duarbosh.

  22. Luka 20:12rreth 33 e.s.

    Ai dërgoi edhe një të tretë, por ata e plagosën edhe atë dhe e përzunë.

  23. Luka 20:13rreth 33 e.s.

    Atëherë i zoti i vreshtit tha: "Çfarë duhet të bëj? Do të dërgoj djalin tim të dashur. Ndoshta, duke e parë atë, do ta respektojnë!".

  24. Luka 20:14rreth 33 e.s.

    Por vreshtarët, kur e panë, thanë midis tyre: "Ky është trashëgimtari; ejani e ta vrasim që trashëgimia të na mbetet neve".

  25. Luka 20:15rreth 33 e.s.

    Kështu e nxorën jashtë vreshtit dhe e vranë. Ç'do t'u bëjë, pra, këtyre, i zoti i vreshtit?