circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 23:35rreth 33 e.s.
Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë: ''Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë''.
- Luka 23:36rreth 33 e.s.
Edhe ushtarët e tallnin, duke iu afruar dhe duke i ofruar uthull,
- Luka 23:37rreth 33 e.s.
dhe duke thënë: ''Nëse ti je mbreti i Judenjve, shpëto veten''.
- Luka 23:38rreth 33 e.s.
Përveç kësaj përmbi kryet e tij ishte një mbishkrim me shkronja greke, latine dhe hebraike: "KY ÉSHTÉ MBRETI I JUDENJVE".
- Luka 23:39rreth 33 e.s.
Tani një nga keqberësit e kryqëzuar e shau duke thënë: ''Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten dhe neve''.
- Luka 23:40rreth 33 e.s.
Por ai tjetri duke e përgjigjur e qortoi duke i thënë: ''A s'ke frikë nga Perëndia, që je nën të njëjtin dënim?
- Luka 23:41rreth 33 e.s.
Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe''.
- Luka 23:42rreth 33 e.s.
Pastaj i tha Jezusit: ''Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde''.
- Luka 23:43rreth 33 e.s.
Atëherë Jezusi i tha: ''Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë''.
- Luka 23:44rreth 33 e.s.
Ishte afërsisht ora e gjashtë dhe errësira e mbuloi gjithë vendin deri në orën e nëntë.
- Luka 23:45rreth 33 e.s.
Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda në mes.
- Luka 23:46rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma.
- Luka 23:47rreth 33 e.s.
Atëherë centurioni, kur pa ç'ndodhi, përlëvdoi Perëndinë duke thënë: ''Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!''.
- Luka 23:48rreth 33 e.s.
Dhe gjithë turma, që ishte mbledhur për të parë ç'po ndodhte, kur e pa këtë, u kthye duke rrahur kraharorin.
- Luka 23:49rreth 33 e.s.
Të gjithë të njohurit e tij dhe gratë që e kishin ndjekur që nga Galilea qendronin larg, duke parë këto gjëra.
- Luka 23:50rreth 33 e.s.
Tani ishte një burrë me emër Jozef, që ishte anëtar i sinedrit, njeri i drejtë dhe i mirë;
- Luka 23:51rreth 33 e.s.
ai nuk kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Ai ishte nga Arimatea, qytet i Judesë dhe priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë.
- Luka 23:52rreth 33 e.s.
Ai iu paraqit Pilatit dhe kërkoi trupin e Jezusit.
- Luka 23:53rreth 33 e.s.
Dhe, pasi e zbriti poshtë nga kryqi, e mbështolli në një çarçaf dhe e vuri në një varr të gërmuar në shkëmb, ku ende nuk ishte varrosur asnjeri.
- Luka 23:54rreth 33 e.s.
Ishte dita e Përgatitjes dhe e shtuna po fillonte.
- Luka 23:55rreth 33 e.s.
Gratë që kishin ardhur me Jezusin nga Galilea duke e ndjekur nga afër, e panë varrin dhe mënyrën se si ishte vënë trupi i Jezusit;
- Luka 23:56rreth 33 e.s.
pastaj ato u kthyen dhe përgatitën erëra të mira dhe vajra; dhe gjatë së shtunës pushuan, sipas urdhërimit.
- Luka 24:1rreth 33 e.s.
Tani ditën e parë të javës, shumë herët në mëngjes, ato me gra të tjera shkuan te varri, duke sjellë erërat e mira që kishin përgatitur.
- Luka 24:2rreth 33 e.s.
Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri.
- Luka 24:3rreth 33 e.s.
Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus.