circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 2:25rreth 4 p.e.s.
dhe sepse nuk kishte nevojë që ndokush të jepte dëshmi për njeriun, sepse ai e dinte ç'kishte përbrenda njeriut.
- Gjoni 3:1rreth 30 e.s.
Midis farisenjve ishte një njeri me emrin Nikodem, një krer i Judenjve.
- Gjoni 3:2rreth 30 e.s.
Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: ''Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të''.
- Gjoni 3:3rreth 30 e.s.
Jezusi iu përgjigj dhe tha: ''Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë''.
- Gjoni 3:4rreth 30 e.s.
Nikodemi i tha: ''Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?''.
- Gjoni 3:5rreth 30 e.s.
Jezusi u përgjigj: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.
- Gjoni 3:6rreth 30 e.s.
Ç'ka lindur nga mishi është mish; por ç'ka lindur nga Fryma është frymë.
- Gjoni 3:7rreth 30 e.s.
Mos u mrrekullo që të thashë: "Duhet të lindni përsëri".
- Gjoni 3:8rreth 30 e.s.
Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma''.
- Gjoni 3:9rreth 30 e.s.
Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: ''Si mund të ndodhin këto gjëra?''.
- Gjoni 3:10rreth 30 e.s.
Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?
- Gjoni 3:11rreth 30 e.s.
Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se ne flasim atë që dimë dhe dëshmojmë atë që pamë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë.
- Gjoni 3:12rreth 30 e.s.
Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse ju flas për gjërat qiellore?
- Gjoni 3:13rreth 30 e.s.
Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.
- Gjoni 3:14rreth 30 e.s.
Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,
- Gjoni 3:15rreth 30 e.s.
që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
- Gjoni 3:16rreth 30 e.s.
Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
- Gjoni 3:17rreth 30 e.s.
Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.
- Gjoni 3:18rreth 30 e.s.
Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.
- Gjoni 3:19rreth 30 e.s.
Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.
- Gjoni 3:20rreth 30 e.s.
Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij;
- Gjoni 3:21rreth 30 e.s.
por kush bën të vërtetën vjen te drita, që veprat e tij të zbulohen, sepse u bënë në Perëndinë''.
- Gjoni 3:22rreth 30 e.s.
Pas këtyre gjërave, Jezusi erdhi me dishepujt e vet në tokën e Judesë dhe qëndroi aty bashkë me ta dhe pagëzonte.
- Gjoni 3:23rreth 30 e.s.
Por edhe Gjoni pagëzonte në Enon, afër Salimit, sepse aty kishte shumë ujë; dhe njerëzit vinin dhe pagëzoheshin,
- Gjoni 3:24rreth 30 e.s.
sepse Gjoni s'ishte hedhur akoma në burg.