circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 5:35rreth 31 e.s.
Ai ishte një kandil që digjet e ndriçon; dhe ju deshët të gëzoheni për pak kohë në dritën e tij.
- Gjoni 5:36rreth 31 e.s.
Por dëshmia që kam unë është më e madhe nga ajo e Gjonit; sepse veprat që Ati më ka dhënë të kryej, ato vepra që bëj unë, dëshmojnë për mua, se Ati më ka dërguar.
- Gjoni 5:37rreth 31 e.s.
Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij,
- Gjoni 5:38rreth 31 e.s.
dhe nuk e keni fjalën e tij që të banojë në ju, sepse nuk besoni në atë që ai ka dërguar.
- Gjoni 5:39rreth 31 e.s.
Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua.
- Gjoni 5:40rreth 31 e.s.
Por ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën.
- Gjoni 5:41rreth 31 e.s.
Unë nuk marr lavdi nga njerëzit.
- Gjoni 5:42rreth 31 e.s.
Por unë ju njoh, që nuk keni dashurinë e Perëndisë në ju.
- Gjoni 5:43rreth 31 e.s.
Unë kam ardhur në emër të Atit tim dhe ju nuk më pranoni; po të vinte ndonjë tjetër në emër të vet, ju do ta pranonit.
- Gjoni 5:44rreth 31 e.s.
Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia?
- Gjoni 5:45rreth 31 e.s.
Mos mendoni se unë ju padis tek Ati; ka kush t'ju padisë: Moisiu, në të cilin ju kishit varur shpresën tuaj;
- Gjoni 5:46rreth 31 e.s.
sepse nëqoftëse ju do t'i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua.
- Gjoni 5:47rreth 31 e.s.
Por nëqoftëse ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t'u besoni fjalëve të mia?''.
- Gjoni 6:1rreth 32 e.s.
Pas këtyre gjërave, Jezusi kaloi përtej detit të Galilesë, domethënë të Tiberiadës.
- Gjoni 6:2rreth 32 e.s.
Dhe një turmë e madhe e ndiqte, sepse shikonte shenjat që ai bënte mbi të lënguarit.
- Gjoni 6:3rreth 32 e.s.
Por Jezusi u ngjit mbi malin dhe atje u ul me dishepujt e tij.
- Gjoni 6:4rreth 32 e.s.
Dhe Pashka, festa e Judenjve ishte afër.
- Gjoni 6:5rreth 32 e.s.
Jezusi, pra, i ngriti sytë dhe, duke parë se një turmë e madhe po vinte tek ai, i tha Filipit: ''Ku do të blejmë bukë që këta të mund të hanë?''.
- Gjoni 6:6rreth 32 e.s.
Por ai e thoshte këtë për ta vënë në provë, sepse ai e dinte ç'do të bënte.
- Gjoni 6:7rreth 32 e.s.
Filipi iu përgjigj: ''Dyqind denarë bukë nuk do të mjaftojnë për ata, që secili prej tyre mund të ketë një copë''.
- Gjoni 6:8rreth 32 e.s.
Andrea, i vëllai i Simon Pjetrit, një nga dishepujt e tij, i tha:
- Gjoni 6:9rreth 32 e.s.
''Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël; por ç'janë këto për aq njerëz?''.
- Gjoni 6:10rreth 32 e.s.
Dhe Jezusi tha: ''Bëjini njerëzit të ulen!''. Por në atë vend kishte shumë bar. Njerëzit, pra, u ulën dhe ishin në numër rreth pesë mijë.
- Gjoni 6:11rreth 32 e.s.
Pastaj Jezusi mori bukët dhe, pasi falenderoi, ua ndau dishepujve dhe dishepujt njerëzve të ulur; të njëjtën gjë bënë edhe me peshqit, aq sa deshën.
- Gjoni 6:12rreth 32 e.s.
Dhe mbasi ata u ngopën, Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Mblidhni copat që tepruan, që të mos shkojë dëm asgjë''.