circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 6:38rreth 32 e.s.
sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar.
- Gjoni 6:39rreth 32 e.s.
Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë nga të gjitha ato që ai më ka dhënë, por t'i ringjall në ditën e fundit.
- Gjoni 6:40rreth 32 e.s.
Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit''.
- Gjoni 6:41rreth 32 e.s.
Judenjtë, pra, murmurisnin për të, sepse kishte thënë: ''Unë jam buka që zbriti nga qielli'',
- Gjoni 6:42rreth 32 e.s.
dhe thoshnin: ''Vallë, a nuk është ky Jezusi, biri i Jozefit, të cilit ia njohim babanë dhe nënën? Si thotë, pra, ky: "Unë zbrita nga qielli"?''.
- Gjoni 6:43rreth 32 e.s.
Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Mos murmurisni midis jush.
- Gjoni 6:44rreth 32 e.s.
Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.
- Gjoni 6:45rreth 32 e.s.
Në profetët është shkruar: "Të gjithë do të jenë të mësuar nga Perëndia". Çdo njeri, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, vjen tek unë.
- Gjoni 6:46rreth 32 e.s.
Jo s'e ka parë ndonjë Atin, përveç atij që është nga Perëndia; ky e ka parë Atin.
- Gjoni 6:47rreth 32 e.s.
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush beson në mua ka jetë të përjetshme.
- Gjoni 6:48rreth 32 e.s.
Unë jam buka e jetës.
- Gjoni 6:49rreth 32 e.s.
Etërit tuaj hëngrën manën në shkretirë dhe vdiqën.
- Gjoni 6:50rreth 32 e.s.
Kjo është buka që zbret nga qielli, që një mund të hajë e të mos vdesë.
- Gjoni 6:51rreth 32 e.s.
Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; nëse një ha nga kjo bukë do të jetojë përjetë; buka që unë do të jap është mishi im, që unë do ta jap për jetën e botës''.
- Gjoni 6:52rreth 32 e.s.
Atëherë Judenjtë filluan të diskutojnë njeri me tjetrin duke thënë: ''Si mundet ky të na japë të hamë mishin e tij?''.
- Gjoni 6:53rreth 32 e.s.
Prandaj Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se, po të mos hani mishin e Birit të njeriut dhe të mos pini gjakun e tij, nuk keni jetën në veten tuaj.
- Gjoni 6:54rreth 32 e.s.
Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.
- Gjoni 6:55rreth 32 e.s.
Sepse mishi im është me të vërtetë ushqim dhe gjaku im është me të vërtetë pije.
- Gjoni 6:56rreth 32 e.s.
Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet në mua dhe unë në të.
- Gjoni 6:57rreth 32 e.s.
Sikurse Ati i gjallë më ka dërguar dhe unë jetoj për shkak të Atit, ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë edhe ai për shkakun tim.
- Gjoni 6:58rreth 32 e.s.
Kjo është buka që zbriti nga qielli; nuk është si mana që hëngrën etërit tuaj dhe vdiqën; kush ha këtë bukë do të jetojë përjetë''.
- Gjoni 6:59rreth 32 e.s.
Këto gjëra tha Jezusi në sinagogë, duke mësuar në Kapernaum.
- Gjoni 6:60rreth 32 e.s.
Kur i dëgjuan këto, shumë nga dishepujt e tij thanë: ''Kjo e folur është e rëndë, kush mund ta kuptojë?''.
- Gjoni 6:61rreth 32 e.s.
Por Jezusi, duke e ditur në vetvete se dishepujt e vet po murmurisnin për këtë, u tha atyre: ''Kjo ju skandalizon?
- Gjoni 6:62rreth 32 e.s.
Ç'do të ishte po ta shihnit, pra, Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte më parë?