Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjoni 8:14rreth 33 e.s.

    Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë, sepse unë e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, përkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj.

  2. Gjoni 8:15rreth 33 e.s.

    Ju gjykoni sipas mishit, unë nuk gjykoj asnjeri.

  3. Gjoni 8:16rreth 33 e.s.

    Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por jam unë dhe Ati që më dërgoi.

  4. Gjoni 8:17rreth 33 e.s.

    Edhe në ligjin tuaj është shkruar se dëshmimi i dy njerëzve është i vërtetë.

  5. Gjoni 8:18rreth 33 e.s.

    Unë jam ai që dëshmoj për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua''.

  6. Gjoni 8:19rreth 33 e.s.

    Atëherë i thanë: ''Ku është Ati yt?''. Jezusi u përgjigj: ''Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim''.

  7. Gjoni 8:20rreth 33 e.s.

    Jezusi i shprehu këto fjalë në vendin e thesarit, duke mësuar në tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora.

  8. Gjoni 8:21rreth 33 e.s.

    Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: ''Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini''.

  9. Gjoni 8:22rreth 33 e.s.

    Prandaj Judenjtë thoshnin: ''Mos don të vrasë veten, sepse thotë: "Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini"?''.

  10. Gjoni 8:23rreth 33 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: ''Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote.

  11. Gjoni 8:24rreth 33 e.s.

    Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja''.

  12. Gjoni 8:25rreth 33 e.s.

    Atëherë ata i thanë: ''Kush je ti?''. Dhe Jezusi u tha atyre: ''Pikërisht atë që ju thashë.

  13. Gjoni 8:26rreth 33 e.s.

    Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës''.

  14. Gjoni 8:27rreth 33 e.s.

    Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin.

  15. Gjoni 8:28rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.

  16. Gjoni 8:29rreth 33 e.s.

    Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s'më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë''.

  17. Gjoni 8:30rreth 33 e.s.

    Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.

  18. Gjoni 8:31rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: ''Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;

  19. Gjoni 8:32rreth 33 e.s.

    do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë''.

  20. Gjoni 8:33rreth 33 e.s.

    Ata iu përgjigjën: ''Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s'kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?''.

  21. Gjoni 8:34rreth 33 e.s.

    Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.

  22. Gjoni 8:35rreth 33 e.s.

    Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë.

  23. Gjoni 8:36rreth 33 e.s.

    Pra, nëse Biri do t'ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë''.

  24. Gjoni 8:37rreth 33 e.s.

    ''Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju.

  25. Gjoni 8:38rreth 33 e.s.

    Unë flas për ç'kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj''.