circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 10:14rreth 33 e.s.
Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua,
- Gjoni 10:15rreth 33 e.s.
ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet.
- Gjoni 10:16rreth 33 e.s.
Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t'i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.
- Gjoni 10:17rreth 33 e.s.
Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri.
- Gjoni 10:18rreth 33 e.s.
Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im''.
- Gjoni 10:19rreth 33 e.s.
Atëherë lindi përsëri një përçarje midis Judenjve për shkak të këtyre fjalëve.
- Gjoni 10:20rreth 33 e.s.
Dhe shumë nga ata thoshnin: ''Ai ka një demon dhe nuk është në vete; përse e dëgjoni?''.
- Gjoni 10:21rreth 33 e.s.
Të tjerë thoshnin: ''Këto nuk janë fjalë të një të demonizuari; a mundet një demon t'ua hap sytë të verbërve?''.
- Gjoni 10:22rreth 33 e.s.
U kremtua festa e Kushtimit në Jeruzalem, dhe ishte dimër.
- Gjoni 10:23rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi po ecte në tempull, nën portikun e Salomonit.
- Gjoni 10:24rreth 33 e.s.
E rrethuan, pra, Judenjtë dhe i thanë: ''Deri kur do të na mbash pezull? Nëse je Krishti, na e thuaj haptas''.
- Gjoni 10:25rreth 33 e.s.
Jezusi u përgjigj atyre: ''Unë jua kam thënë, por ju nuk besoni; veprat që bëj në emër të Atit tim, janë ato që dëshmojnë për mua.
- Gjoni 10:26rreth 33 e.s.
Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia, siç jua kam thënë.
- Gjoni 10:27rreth 33 e.s.
Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin;
- Gjoni 10:28rreth 33 e.s.
dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime.
- Gjoni 10:29rreth 33 e.s.
Ati im, që m'i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t'i rrëmbejë nga dora e Atit tim.
- Gjoni 10:30rreth 33 e.s.
Unë dhe Ati jemi një''.
- Gjoni 10:31rreth 33 e.s.
Prandaj Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë.
- Gjoni 10:32rreth 33 e.s.
Jezusi u përgjigj atyre: ''Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?''.
- Gjoni 10:33rreth 33 e.s.
Judenjtë u përgjigjën duke thënë: ''Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi''.
- Gjoni 10:34rreth 33 e.s.
Jezusi u përgjigj atyre: ''A nuk është shkruar në ligjin tuaj: "Unë thashë: Ju jeni perëndi"?
- Gjoni 10:35rreth 33 e.s.
Nëse ai i quan perëndi ata, të cilëve u qe drejtuar fjala e Perëndisë (dhe Shkrimi nuk mund të bjerë poshtë),
- Gjoni 10:36rreth 33 e.s.
ju thoni se ai, që Ati e ka shenjtëruar dhe e ka dërguar në botë, blasfemon, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"?
- Gjoni 10:37rreth 33 e.s.
Nëse unë nuk bëj veprat e Atit tim, mos më besoni,
- Gjoni 10:38rreth 33 e.s.
por nëse i bëj, edhe po të mos më besoni mua, u besoni të paktën veprave, që të njihni e të besoni se Ati është në mua dhe unë në atë''.