circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 11:22rreth 33 e.s.
por edhe tani e di se të gjitha ato që ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do të t'i japë''.
- Gjoni 11:23rreth 33 e.s.
Jezusi i tha: ''Yt vëlla do të ringjallet''.
- Gjoni 11:24rreth 33 e.s.
Marta i tha: ''E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit''.
- Gjoni 11:25rreth 33 e.s.
Jezusi i tha: ''Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.
- Gjoni 11:26rreth 33 e.s.
Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?''.
- Gjoni 11:27rreth 33 e.s.
Ajo i tha: ''Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë''
- Gjoni 11:28rreth 33 e.s.
Dhe, si tha kështu, shkoi të thërrasë fshehtas Marinë, motrën e saj, duke thënë: ''Mësuesi është këtu dhe po të thërret''.
- Gjoni 11:29rreth 33 e.s.
Posa e dëgjoi, ajo u çua me nxitim dhe erdhi tek ai.
- Gjoni 11:30rreth 33 e.s.
Por Jezusi ende nuk kishte arritur në fshat, por ndodhej në vendin ku Marta e kishte takuar.
- Gjoni 11:31rreth 33 e.s.
Prandaj Judenjtë që ishin me të në shtëpi për ta ngushëlluar, kur panë se Maria u çua me nxitim dhe doli, e ndoqën, duke thënë: ''Ajo po shkon te varri për të qarë aty''.
- Gjoni 11:32rreth 33 e.s.
Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atë, i ra ndër këmbë duke i thënë: ''Zot, po të ishe ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur''.
- Gjoni 11:33rreth 33 e.s.
Atëherë Jezusi, kur pa se ajo dhe Judenjtë që kishin ardhur me të po qanin, u psherëtiu në frymë dhe u trondit,
- Gjoni 11:34rreth 33 e.s.
dhe tha: ''Ku e keni vënë?''. Ata i thanë: ''Zot, eja e shih!''.
- Gjoni 11:35rreth 33 e.s.
Jezusi qau.
- Gjoni 11:36rreth 33 e.s.
Atëherë Judenjtë thanë: ''Shih, sa e donte!''.
- Gjoni 11:37rreth 33 e.s.
Por disa nga ata thanë: ''Ky, që i hapi sytë të verbërit, s'mund të bënte që ky të mos vdiste?".
- Gjoni 11:38rreth 33 e.s.
Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur.
- Gjoni 11:39rreth 33 e.s.
Jezusi tha: ''Hiqni gurin!''. Marta, motra e të vdekurit, i tha: ''Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh''.
- Gjoni 11:40rreth 33 e.s.
Jezusi i tha: ''A nuk të thashë se po të besosh, do të shohësh lavdinë e Perëndisë?''.
- Gjoni 11:41rreth 33 e.s.
Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: ''O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar.
- Gjoni 11:42rreth 33 e.s.
Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar''.
- Gjoni 11:43rreth 33 e.s.
Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë: ''Llazar, eja jashtë!''.
- Gjoni 11:44rreth 33 e.s.
Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: ''Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!''.
- Gjoni 11:45rreth 33 e.s.
Atëherë shumë nga Judenjtë, që kishin ardhur te Maria dhe kishin parë gjithçka kishte bërë Jezusi, besuan në të.
- Gjoni 11:46rreth 33 e.s.
Por disa nga ata shkuan te farisenjtë dhe u treguan atyre ç'kishte bërë Jezusi.