Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Osea 5:12rreth 780 p.e.s.

    Prandaj unë do të jem për Efraimin si një tenjë dhe për shtëpinë e Judës si një karies.

  2. Osea 5:13rreth 780 p.e.s.

    Kur Efraimi pa sëmundjen e tij dhe Juda plagën e tij, Efraimi shkoi në Asiri dhe i dërgoi lajmëtarë mbretit Jareb; megjithatë ai nuk mund t'ju shërojë as t'ju mjekojë plagën.

  3. Osea 5:14rreth 780 p.e.s.

    Sepse unë do të jem për Efraimin si një luan dhe për shtëpinë e Judës si një luan i vogël; unë, unë vetë do ta shqyej dhe do të largohem; do të marr me vete prenë dhe askush nuk do të ma heqë.

  4. Osea 5:15rreth 780 p.e.s.

    Do të kthehem në vendin tim deri sa të njohin që janë fajtorë dhe do të kërkojnë me siguri fytyrën time; në mjerimin e tyre do të më kërkojnë me zell".

  5. Osea 6:1rreth 780 p.e.s.

    Ejani, të kthehemi tek Zoti, sepse ai na ka copëtuar, por do të na shërojë; na ka goditur, por do të na mbështjellë.

  6. Osea 6:2rreth 780 p.e.s.

    Mbas dy ditësh do të na japë përsëri jetë, ditën e tretë do të na ringjallë dhe ne do të jetojmë në prani të tij.

  7. Osea 6:3rreth 780 p.e.s.

    E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë; ardhja e tij është e sigurt si agimi. Ai do të na vijë si shiu, si shiu i fundit dhe i parë mbi tokë.

  8. Osea 6:4rreth 780 p.e.s.

    "Çfarë duhet të bëj me ty, o Efraim? Çfarë duhet të bëj me ty, o Judë? Dashuria juaj është si një re e mëngjesit, si vesa që në mëngjes zhduket shpejt.

  9. Osea 6:5rreth 780 p.e.s.

    Prandaj i kam prerë me anë të profetëve, i kam vrarë me fjalët e gojës sime dhe gjykimet e mia për ju janë si drita që lind.

  10. Osea 6:6rreth 780 p.e.s.

    Sepse unë dëshiroj mëshirë dhe jo flijimet, dhe njohjen e Perëndisë më shumë se olokaustet.

  11. Osea 6:7rreth 780 p.e.s.

    Por, si Adami, ata kanë shkelur besëlidhjen, kanë vepruar me mashtrim ndaj meje.

  12. Osea 6:8rreth 780 p.e.s.

    Galaadi është një qytet keqbërësish dhe i përlyer me gjak.

  13. Osea 6:9rreth 780 p.e.s.

    Ashtu si bandat e cubave rrinë në pritë për një njeri, kështu një turmë priftërinjsh masakron në rrugën e Sikemit, kryen gjëra të kobshme.

  14. Osea 6:10rreth 780 p.e.s.

    Në shtëpinë e Izraelit pashë diçka të neveritshme: atje kurvërohet Efraimi, atje ndotet Izraeli.

  15. Osea 6:11rreth 780 p.e.s.

    Edhe për ty, o Judë, është rezervuar një korrje, kur do ta kthej popullin tim nga robëria".

  16. Osea 7:1rreth 780 p.e.s.

    "Kur dëshiroja të shëroja Izraelin, atëherë u zbulua paudhësia e Efraimit dhe ligësia e Samarisë, sepse veprojnë me falsitet: vjedhësi hyn, një bandë vjedhësish bën sulme jashtë.

  17. Osea 7:2rreth 780 p.e.s.

    Atyre nuk u shkon në mend që unë nuk e harroj gjithë ligësinë e tyre. Tani veprimet e tyre i rrethojnë nga çdo anë; ato qëndrojnë para fytyrës sime.

  18. Osea 7:3rreth 780 p.e.s.

    Me ligësitë e tyre gëzojnë mbretin dhe me gënjeshtrat e tyre krerët e tyre.

  19. Osea 7:4rreth 780 p.e.s.

    Janë të gjithë shkelës të kurorës, si një furrë e ngrohur nga furrtari, që nuk e nxit më zjarrin mbasi ka brumosur miellin deri sa të vijë brumi.

  20. Osea 7:5rreth 780 p.e.s.

    Në ditën e mbretit tonë, krerët e kanë bërë të sëmuret afshin e verës; mbreti u ka shtrirë dorën tallësve.

  21. Osea 7:6rreth 780 p.e.s.

    Ndërsa rrinë në pritë, ata e përgatitin zemrën e tyre si një furrë; furrtari i tyre fle tërë natën, dhe në mëngjes furra e tyre të djeg me një zjarr flakërues.

  22. Osea 7:7rreth 780 p.e.s.

    Të gjithë janë të zjarrtë si një furrë dhe i hanë gjykatësit e tyre; gjithë mbretërit e tyre kanë rënë, por asnjë prej tyre nuk më kërkon.

  23. Osea 7:8rreth 780 p.e.s.

    Efraimi përzihet me popujt, Efraimi është një kulaç i pakthyer.

  24. Osea 7:9rreth 780 p.e.s.

    Të huajt gllabërojnë forcën e tij, por ai nuk e vë re; po flokët e kokës kanë ngjyrë të përhime, por ai nuk i vë re.

  25. Osea 7:10rreth 780 p.e.s.

    Kryelartësia e Izraelit dëshmon kundër tij, sepse ata nuk kthehen tek Zoti, Perëndia i tyre, nuk e kërkojnë megjithëatë.