Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 25:29rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se dikush shet një shtëpi në një qytet të rrethuar me mure, ai ka të drejtë ta shpengojë gjatë një viti të tërë mbas shitjes se saj; e drejta e riblerjes zgjat një vit të tërë.

  2. Levitiku 25:30rreth 1491 p.e.s.

    Por në qoftë se shtëpia që ndodhet në qytetin e rrethuar me mure nuk është riblerë para se të ketë kaluar një vit i tërë, ajo do të mbetet për gjithnjë pronë e blerësit dhe e trashëgimtarëve të tij; nuk do të shpengohet me rastin e jubileut.

  3. Levitiku 25:31rreth 1491 p.e.s.

    Shtëpitë e fshatrave të parrethuara me mure do të konsiderohen përkundrazi si tokë bujqësore; mund të shpengohen dhe me rastin e jubileut do të jenë të shpenguara.

  4. Levitiku 25:32rreth 1491 p.e.s.

    Përsa u përket qyteteve të Levitëve, Levitët do të mund të riblejnë gjithnjë shtëpitë e qyteteve që ishin pronë e tyre.

  5. Levitiku 25:33rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se pastaj dikush ble një shtëpi nga Levitët, shtëpia e shitur në qytet që është pronë e tyre do të shpengohet vitin e jubileut, sepse shtëpitë e qyteteve të Levitëve janë pronë e tyre, në mes të bijve të Izraelit.

  6. Levitiku 25:34rreth 1491 p.e.s.

    Por tokat e kullotës të qyteteve të tyre nuk mund të shiten, sepse janë pronë e përjetshme e tyre.

  7. Levitiku 25:35rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se vëllai yt varfërohet dhe ndodhet ngushtë në mes tuaj, ti do ta përkrahësh si të huaj dhe si mik që të mund të jetojë pranë teje.

  8. Levitiku 25:36rreth 1491 p.e.s.

    Mos nxirr nga ai asnjë përfitim ose dobi; por ki frikë nga Perëndia yt, dhe vëllai yt do të jetojë pranë teje.

  9. Levitiku 25:37rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do t'i japësh hua paratë e tua me kamatë, as do t'i japësh ushqimet e tua për të nxjerrë ndonjë përfitim.

  10. Levitiku 25:38rreth 1491 p.e.s.

    Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit që t'ju jap vendin e Kanaanit dhe që të jem Perëndia juaj.

  11. Levitiku 25:39rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se vëllai yt që jeton pranë teje bëhet i varfër dhe shitet te ti, nuk do ta detyrosh të të shërbejë si skllav,

  12. Levitiku 25:40rreth 1491 p.e.s.

    por do të rrijë pranë teje si argat dhe si mik; do të të shërbejë deri në vitin e jubileut.

  13. Levitiku 25:41rreth 1491 p.e.s.

    Atëherë do të largohet prej teje, ai dhe bijtë e tij, dhe do të kthehet në familjen e tij; kështu do të rifitojë pronën e etërve të tij.

  14. Levitiku 25:42rreth 1491 p.e.s.

    Sepse ata janë shërbëtorët e mi, që unë i kam nxjerrë nga vendi i Egjiptit; nuk duhet, pra, të shiten si shiten skllevërit.

  15. Levitiku 25:43rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do ta sundosh me ashpërsi, por të kesh frikë Perëndinë tënd.

  16. Levitiku 25:44rreth 1491 p.e.s.

    Sa për skllavin dhe skllaven që mund të kesh, do t'i marrësh nga kombet që ju rrethojnë; prej tyre do të blini skllavin dhe skllaven.

  17. Levitiku 25:45rreth 1491 p.e.s.

    Mund të blini gjithashtu skllevër ndër bijtë e të huajve që jetojnë midis jush dhe midis familjeve të tyre që gjenden midis jush dhe që kanë lindur në vendin tuaj; ata do të jenë pronë e juaj.

  18. Levitiku 25:46rreth 1491 p.e.s.

    Dhe mund t'ua lini si trashëgim bijve tuaj pas jush, si pronë e tyre; mund t'i shfrytëzoni si skllevër për gjithnjë; por, sa për vëllezërit tuaj, bijtë e Izraelit, askush nuk do të sundojë mbi tjetrin me ashpërsi.

  19. Levitiku 25:47rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se një i huaj që jeton pranë teje pasurohet dhe vëllai yt që jeton pranë tij varfërohet, dhe i shitet të huajit ose mikut që ndodhet pranë teje, ose dikujt nga familja e të huajit,

  20. Levitiku 25:48rreth 1491 p.e.s.

    pas shitjes së tij, mund të blihet përsëri; mund ta riblejë një nga vëllezërit e tij.

  21. Levitiku 25:49rreth 1491 p.e.s.

    Mund ta riblejë ungji i tij ose biri i ungjit të tij; mund të riblihet nga një i afërt i po atij gjaku; ose po të ketë mjetet, mund të shpengohet vet.

  22. Levitiku 25:50rreth 1491 p.e.s.

    Do të bëjë llogarinë me blerësin e tij, qysh prej vitit që iu shit atij deri në vitin e jubileut; dhe çmimi që do të paguhet do të llogaritet në bazë të numrit të viteve, duke i vlerësuar ditët e tij si ato të një argati.

  23. Levitiku 25:51rreth 1491 p.e.s.

    Në qoftë se mbeten akoma shumë vjet, do ta paguajë shpengimin e tij në bazë të numrit të tyre dhe çmimit me të cilin qe blerë;

  24. Levitiku 25:52rreth 1491 p.e.s.

    po të jetë se mbeten vetëm pak vite për të arritur në jubile, do ta bëjë llogarinë me blerësin e tij dhe do ta paguajë çmimin e shpengimit të tij në bazë të pak viteve që kanë mbetur.

  25. Levitiku 25:53rreth 1491 p.e.s.

    Si argat le të mbetet bashkë me të zotin një vit pas tjetrit, por ky nuk do ta trajtojë me ashpërsi përpara syve të tua.