Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 25:54rreth 1491 p.e.s.

    Dhe po nuk u shpengua me asnjë nga këto mënyra, do të lihet i lirë në vitin e jubileut, ai dhe bijtë e tij.

  2. Levitiku 25:55rreth 1491 p.e.s.

    Sepse bijtë e Izraelit janë shërbëtorët e mi; janë shërbëtorët e mi, që i nxora nga vendi i Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".

  3. Levitiku 26:1rreth 1491 p.e.s.

    "Nuk do të bëni idhuj, nuk do të ngrini figura të gdhendura ose ndonjë kolonë dhe nuk do të vendosni në vendin tuaj asnjë gur të stolisur me figura, me qëllim që të përuleni para tij; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.

  4. Levitiku 26:2rreth 1491 p.e.s.

    Do të respektoni të shtunat e mia dhe do të respektoni shenjtëroren time. Unë jam Zoti.

  5. Levitiku 26:3rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se silleni simbas statuteve të mia, në se respektoni urdhrat e mia dhe i zbatoni në praktikë,

  6. Levitiku 26:4rreth 1491 p.e.s.

    unë do t'ju jap shirat simbas stinëve, toka do të japë prodhimin e saj dhe drurët e fshatit do të japin frytet e tyre.

  7. Levitiku 26:5rreth 1491 p.e.s.

    Të shirat do të vazhdojnë deri në kohën e vjeljes së rrushit dhe vjelja e rrushit do të vazhdojë deri në kohën e mbjelljeve; do të hani bukën tuaj sa të ngopeni dhe do të banoni të sigurt në vendin tuaj.

  8. Levitiku 26:6rreth 1491 p.e.s.

    Unë do të bëj që të mbretërojë paqja në vend; do të bini në shtrat dhe askush nuk ka për t'ju trembur; do të zhduk nga vendi juaj kafshët e këqia dhe shpata nuk ka për të kaluar nëpër vendin tuaj.

  9. Levitiku 26:7rreth 1491 p.e.s.

    Ju do t'i ndiqni armiqtë tuaj dhe ata do të bien para jush të shpuar tej për tej nga shpata.

  10. Levitiku 26:8rreth 1491 p.e.s.

    Pesë prej jush do të ndjekin njëqind prej tyre, dhe njëqind prej jush do të ndjekin dhjetë mijë prej tyre, dhe armiqtë tuaj do të bien para jush të shpuar tej për tej nga shpata.

  11. Levitiku 26:9rreth 1491 p.e.s.

    Unë do të kthehem nga ju, do t'ju bëj pjellorë dhe do t'ju shumzoj, dhe kështu do të vërtetoj besëlidhjen time me ju.

  12. Levitiku 26:10rreth 1491 p.e.s.

    Ju do të hani nga prodhimi i vjetër, i ruajtur për një kohë të gjatë dhe do ta hiqni atë për t'i bërë vend prodhimit të ri.

  13. Levitiku 26:11rreth 1491 p.e.s.

    Unë do ta vendos banesën time midis jush dhe nuk do t'ju përzë.

  14. Levitiku 26:12rreth 1491 p.e.s.

    Do të eci midis jush dhe do të jem Perëndia juaj, dhe ju do të jeni populli im.

  15. Levitiku 26:13rreth 1491 p.e.s.

    Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit, që të mos ishit më skllevërit e tij; e kam thyer zgjedhën tuaj dhe kam bërë që të ecni me kokën lart.

  16. Levitiku 26:14rreth 1491 p.e.s.

    Por në rast se nuk më dëgjoni dhe nuk zbatoni në praktikë të gjitha urdhërimet e mia,

  17. Levitiku 26:15rreth 1491 p.e.s.

    në rast se përçmoni statutet e mia dhe shpirti juaj hedh poshtë dekretet e mia, duke mos zbatuar në praktikë të gjithë urdhërimet e mia, duke shkelur besëlidhjen time,

  18. Levitiku 26:16rreth 1491 p.e.s.

    edhe unë do ta bëj këtë për ju: do të çoj kundër jush tmerrin, ligështimin dhe ethet, të cilët do të konsumojnë sytë tuaj dhe do ta bëj jetën tuaj të meket; dhe do ta mbillni kot farën tuaj, sepse do ta hanë armiqtë tuaj.

  19. Levitiku 26:17rreth 1491 p.e.s.

    Do ta kthej fytyrën time kundër jush dhe armiqtë tuaj do t'ju mundin; do të sundoheni prej atyre që ju urrejnë dhe do t'ua mbathni këmbëve pa qenë të ndjekur nga askush.

  20. Levitiku 26:18rreth 1491 p.e.s.

    Dhe në qoftë se edhe mbas kësaj nuk më dëgjoni, unë do t'ju dënoj shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.

  21. Levitiku 26:19rreth 1491 p.e.s.

    Do ta thyej kryelartësinë e forcës suaj, do ta bëj qiellin tuaj si hekur dhe tokën tuaj si bakër.

  22. Levitiku 26:20rreth 1491 p.e.s.

    Forca juaj do të konsumohet më kot, sepse toka juaj nuk do të japë më prodhimet e saj, dhe drurët e fushës nuk do të japin më frutat e tyre.

  23. Levitiku 26:21rreth 1491 p.e.s.

    Dhe në rast se silleni si armiq të mi dhe nuk doni të më dëgjoni, unë do t'ju godas shtatë herë më tepër me plagë, simbas mëkateve tuaja.

  24. Levitiku 26:22rreth 1491 p.e.s.

    Do të dërgoj kundër jush bishat e fushës, që do të rrëmbejnë fëmijët tuaj, do të shfarosin bagëtinë tuaj, do t'ju pakësojnë shumë dhe do t'i bëjnë të shkreta rrugët tuaja.

  25. Levitiku 26:23rreth 1491 p.e.s.

    Dhe në se, me gjithë këto gjëra, nuk do të ndreqeni për t'u kthyer tek unë, por me sjelljen tuaj