Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 27:3rreth 1491 p.e.s.

    në rast se vlerësimi yt ka të bëjë me një mashkull njëzet vjeç e lart, deri në gjashtëdhjetë vjeç, atëherë vlerësimi yt do të jetë pesëdhjetë sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores.

  2. Levitiku 27:4rreth 1491 p.e.s.

    Po të jetë se ka të bëjë me një grua, vlerësimi yt do të jetë tridhjetë sikla.

  3. Levitiku 27:5rreth 1491 p.e.s.

    Për ata që janë pesë vjeç e lart, deri njëzet vjeç, vlerësimi yt do të jetë njëzet sikla për një mashkull dhe dhjetë sikla për një femër.

  4. Levitiku 27:6rreth 1491 p.e.s.

    Nga një muajsh e lart deri në pesë vjeç, vlerësimi yt do të jetë pesë sikla argjendi për një mashkull dhe tri sikla argjendi për një femër.

  5. Levitiku 27:7rreth 1491 p.e.s.

    Nga gjashtëdhjetë vjeç e lart vlerësimi yt do të jetë pesëmbëdhjetë sikla për një mashkull dhe dhjetë sikla për një femër.

  6. Levitiku 27:8rreth 1491 p.e.s.

    Por në se ai është tepër i varfër për të paguar shumën e kërkuar nga vlerësimi yt, atëherë do të paraqitet para priftit dhe ky do të bëjë vlerësimin. Prifti do ta bëjë vlerësimin duke pasur parasysh mjetet që ka ai që ka lidhur kushtin.

  7. Levitiku 27:9rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se është puna për kafshë që mund t'i paraqiten si ofertë Zotit, çdo kafshë e ofruar Zotit do të jetë gjë e shenjtë.

  8. Levitiku 27:10rreth 1491 p.e.s.

    Ai nuk do të mund as ta zëvendësojë, as ta këmbejë, as një të mirë me një të keqe, as një të keqe me një të mirë; por, edhe sikur të këmbente një kafshë me një tjetër, që të dyja do të jenë gjë e shenjtë.

  9. Levitiku 27:11rreth 1491 p.e.s.

    Por në qoftë se është puna për një kafshë të papastër, që mund t'i ofrohet Zotit, atëherë ai do ta paraqesë kafshën para priftit;

  10. Levitiku 27:12rreth 1491 p.e.s.

    dhe prifti do të bëjë vlerësimin, qoftë kafsha e mirë apo e keqe; çfarëdo vlerësimi të bëjë prifti, ai do të vlejë.

  11. Levitiku 27:13rreth 1491 p.e.s.

    Por në qoftë se dikush dëshiron ta shpengojë, duhet të shtojë një të pestën e vlerësimit.

  12. Levitiku 27:14rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se dikush shenjtëron shtëpinë e tij për ta bërë gjë të shenjtë për Zotin, prifti do të bëjë vlerësimin, qoftë ajo e mirë apo e keqe; çfarëdo vlerësimi të bëjë prifti ai do të vlejë.

  13. Levitiku 27:15rreth 1491 p.e.s.

    Dhe në se ai që ka shenjtëruar shtëpinë e tij dëshiron ta shpengojë, duhet t'i shtojë një të pestën e vlerësimit dhe ajo do të bëhet e tij.

  14. Levitiku 27:16rreth 1491 p.e.s.

    Në qoftë se dikush i shenjtëron Zotit një arë, pronë e tij, vlerësimi i saj do të bëhet në bazë të farës së nevojshme për të: pesëdhjetë sikla argjendi për një omer farë elbi.

  15. Levitiku 27:17rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se e shenjtëron arën e tij nga viti i jubileut, çmimi do të mbetet ai i caktuar nga vlerësimi yt;

  16. Levitiku 27:18rreth 1491 p.e.s.

    por në rast se e shenjtëron arën e tij pas jubileut, prifti do të vlerësojë çmimin e saj duke llogaritur vitet që mbeten deri në jubile, duke pasur parasysh vlerësimin tënd.

  17. Levitiku 27:19rreth 1491 p.e.s.

    Dhe në qoftë se ai që ka shenjtëruar arën do ta shpengojë, duhet t'i shtojë një të pestën vlerësimit tënd dhe ajo do të mbetet e tij.

  18. Levitiku 27:20rreth 1491 p.e.s.

    Por në rast se nuk dëshiron ta shpengojë arën e tij ose ia ka shitur një tjetri, nuk do të mund ta shpengojë më;

  19. Levitiku 27:21rreth 1491 p.e.s.

    dhe ara, kur shpengohet në jubile, do të jetë e shenjtë për Zotin si një arë që i është caktuar Perëndisë, dhe do të bëhet pronë e priftit.

  20. Levitiku 27:22rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se dikush i shenjtëron Zotit një arë të blerë prej tij dhe që nuk bën pjesë në pronën e tij,

  21. Levitiku 27:23rreth 1491 p.e.s.

    prifti do të caktojë vlerësimin e tij për të deri në vitin e jubileut, dhe ai person do të paguajë po atë ditë çmimin e caktuar, si një gjë të shenjtë për Zotin.

  22. Levitiku 27:24rreth 1491 p.e.s.

    Vitin e jubileut ara do t'i kthehet atij që i qe blerë dhe pasurisë së cilës ajo bënte pjesë.

  23. Levitiku 27:25rreth 1491 p.e.s.

    Të gjitha vlerësimet e tua do të bëhen në sikla të shenjtërores; një sikël vlen njëzet gere.

  24. Levitiku 27:26rreth 1491 p.e.s.

    Por asnjeri nuk mund t'i shenjtërojë pjelljet e para të bagëtisë, sepse si të parëlindur i përkasin Zotit; qoftë ka apo qengj, ai i takon Zotit.

  25. Levitiku 27:27rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se është puna për një kafshë të papastër, do ta shpengojë simbas çmimit të caktuar nga vlerësimi yt, duke i shtuar një të pestën; në rast se nuk shpengohet, do të shitet me çmimin e caktuar simbas vlerësimit tënd.