Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 26:24rreth 1491 p.e.s.

    silleni si armiq të mi, edhe unë do të bëhem armiku juaj, dhe do t'ju godas shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.

  2. Levitiku 26:25rreth 1491 p.e.s.

    Dhe do të sjell kundër jush shpatën që do të kryejë hakmarrjen e besëlidhjes sime; ju do të mblidheni në qytetet tuaja, por unë do të dërgoj në mes jush murtajën dhe do të bini në duart e armikut.

  3. Levitiku 26:26rreth 1491 p.e.s.

    Kur do t'ju heq bukën e gojës, dhjetë gra do të pjekin bukën tuaj në të njëjtën furrë dhe do të racionojnë bukën tuaj, duke e shpërndarë me peshë; ju do të hani, por nuk do të ngopeni.

  4. Levitiku 26:27rreth 1491 p.e.s.

    Dhe në se, me gjithë këtë nuk do të më dëgjoni, por do të silleni si armiq të mi,

  5. Levitiku 26:28rreth 1491 p.e.s.

    edhe unë do të bëhem armiku i juaj plot mëri dhe do t'ju dënoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja.

  6. Levitiku 26:29rreth 1491 p.e.s.

    Do të hani mishin e bijve tuaj dhe do të hani mishin e bijave tuaja.

  7. Levitiku 26:30rreth 1491 p.e.s.

    Unë do të shkatërroj vendet tuaja të larta, do të rrëzoj idhujtë tuaj dhe do t'i hedh kufomat tuaja mbi gërmadhat pa jetë të idhujve tuaj; dhe do t'ju urrej.

  8. Levitiku 26:31rreth 1491 p.e.s.

    Do t'i katandis qytetet tuaja në shkretëtira, do të shkretoj vendet tuaja të shenjta dhe nuk do të thith më erën e këndshme të parfumeve tuaja.

  9. Levitiku 26:32rreth 1491 p.e.s.

    Do të shkretoj vendin; dhe armiqtë tuaj që banojnë në të do të mbeten të habitur.

  10. Levitiku 26:33rreth 1491 p.e.s.

    Do t'ju shpërndaj midis kombeve dhe do të nxjerr shpatën kundër jush; vendi juaj do të shkretohet dhe qytetet tuaja do të jenë të shkretuara.

  11. Levitiku 26:34rreth 1491 p.e.s.

    Atëherë toka do të gëzojë të shtunat e saj për gjithë kohën që do të jetë e shkretuar dhe ju do të jeni në vendin e armiqve tuaj; kështu toka do të pushojë dhe do të gëzojë të shtunat e saj.

  12. Levitiku 26:35rreth 1491 p.e.s.

    Për gjithë kohën që do të mbetet e shkretuar do të gëzojë pushimin që nuk pati në të shtunat tuaja, kur banonit në të.

  13. Levitiku 26:36rreth 1491 p.e.s.

    Atyre prej jush që do të shpëtojnë do t'u kall në zemër tmerrin në vendin e armiqve të tyre; fërfërima e një gjethi që lëviz do t'i bëjë që t'ua mbathin këmbëve; do të turren ashtu siç iket përpara shpatës dhe do të bien pa i ndjekur askush.

  14. Levitiku 26:37rreth 1491 p.e.s.

    Do të përplasen njëri me tjetrin, ashtu si përpara shpatës, pa i ndjekur askush; dhe nuk do të mund të qëndroni përpara armiqve tuaj.

  15. Levitiku 26:38rreth 1491 p.e.s.

    Do të shuheni midis kombeve dhe vendi i armiqve tuaj do t'ju gëlltisë.

  16. Levitiku 26:39rreth 1491 p.e.s.

    Ata prej jush që do të mbijetojnë do të përgjërohen për shkak të paudhësisë së tyre në vendin e armiqve; edhe do të përgjërohen gjithashtu për shkak të paudhësisë së etërve të tyre.

  17. Levitiku 26:40rreth 1491 p.e.s.

    Por në se do të pranojnë paudhësinë e tyre dhe paudhësinë e etërve të tyre në shkeljet që kanë kryer kundër meje dhe gjithashtu sepse janë sjellë si armiq të mi,

  18. Levitiku 26:41rreth 1491 p.e.s.

    sa që më kanë shtyrë të bëhem armik i tyre dhe t'i çoj në vendin e armiqve të tyre; në rast se zemra e tyre e parrethprerë do të përulet dhe do të pranojë ndëshkimin e paudhësisë së tyre,

  19. Levitiku 26:42rreth 1491 p.e.s.

    atëherë unë do të kujtohem për besëlidhjen time të lidhur me Jakobin, do të kujtohem për besëlidhjen time të lidhur me Isakun dhe për besëlidhjen time me Abrahamin dhe do të kujtohem për vendin;

  20. Levitiku 26:43rreth 1491 p.e.s.

    sepse vendi do të braktiset prej tyre dhe do të gëzojë të shtunat e tij, ndërsa do të jetë i shkretuar pa ta; kështu ata do të pranojnë ndëshkimin e paudhësisë së tyre për faktin se kanë përçmuar dekretet e mia dhe kanë kundërshtuar statutet e mia.

  21. Levitiku 26:44rreth 1491 p.e.s.

    Megjithatë kur do të ndodhen në vendin e armiqve të tyre, unë nuk do t'i përçmoj dhe nuk do t'i urrej aq sa t'i asgjësoj krejt dhe të prish besëlidhjen time që kam lidhur me ta; unë jam Zoti, Perëndia i tyre;

  22. Levitiku 26:45rreth 1491 p.e.s.

    por për dashuri ndaj tyre do të kujtohem për besëlidhjen e lidhur me stërgjyshërit e tyre, që i nxora nga vendi i Egjiptit para syve të kombeve për të qënë Perëndia i tyre. Unë jam Zoti".

  23. Levitiku 26:46rreth 1491 p.e.s.

    Këto janë statutet, dekretet dhe ligjet që Zoti vendosi midis tij dhe bijve të Izraelit, mbi malin Sinai me anë të Moisiut.

  24. Levitiku 27:1rreth 1491 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

  25. Levitiku 27:2rreth 1491 p.e.s.

    "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur një njeri lidh një kusht të rëndësishëm për t'i shenjtëruar Zotit një person dhe mendon t'i japë një barasvlerë,