- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446 BC
Sinai & The Law
God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.
Vargje nga kjo periudhë
- Levitiku 25:4rreth 1491 p.e.s.
por viti i shtatë do të jetë një e shtunë pushimi për tokën, një e shtunë për nder të Zotit; nuk do të mbjellësh as arën tënde, as do të krasitësh vreshtin tënd.
- Levitiku 25:5rreth 1491 p.e.s.
Nuk do të korrësh atë që rritet vetvetiu në prodhimin tënd dhe nuk do të vjelësh rrushin e vreshtit të pakrasitur; do të jetë një vit pushimi për tokën.
- Levitiku 25:6rreth 1491 p.e.s.
Atë që toka do të prodhojë gjatë pushimit të saj do të shërbejë si ushqim për ty, për shërbëtorin ose shërbëtoren, për punëtorin tënd dhe për të huajin, me një fjalë për ata që banojnë me ty,
- Levitiku 25:7rreth 1491 p.e.s.
për bagëtinë dhe kafshët që ndodhen në vendin tënd; tërë prodhimi i saj do të shërbejë si ushqim i tyre.
- Levitiku 25:8rreth 1491 p.e.s.
Gjithashtu do të llogaritësh për vete shtatë të shtuna vitesh: shtatë herë shtatë vjet; këto shtatë javë vitesh do të bëjnë për ty një periudhë prej dyzet e nëntë vjetësh.
- Levitiku 25:9rreth 1491 p.e.s.
Ditën e dhjetë të muajit të shtatë do t'i biesh burisë; ditën e shlyerjes do të bëni që të bjerë buria në të gjithë vendin.
- Levitiku 25:10rreth 1491 p.e.s.
Dhe do të shenjtëroni vitin e pesëdhjetë dhe do shpallni në vend lirinë për të gjithë banorët e tij. Do të jetë për ju një jubile; secili prej jush do të kthehet në pronën e vet dhe secili prej jush do të kthehet në familjen e vet.
- Levitiku 25:11rreth 1491 p.e.s.
Viti i pesëdhjetë do të jetë për ju një jubile; nuk do të mbillni dhe nuk do të korrni atë që rritet vetiu dhe nuk do të vilni vreshtat e pakrasitur.
- Levitiku 25:12rreth 1491 p.e.s.
Sepse është jubileu; ai do të jetë i shenjtë për ju; do të hani prodhimet që ju japin arat.
- Levitiku 25:13rreth 1491 p.e.s.
Në këtë vit të jubileut secili do të kthehet në pronën e vet.
- Levitiku 25:14rreth 1491 p.e.s.
Në rast se i shisni diçka fqinjit tuaj, ose blini diçka nga fqinji juaj, nuk do t'i bëni asnjë të padrejtë njëri tjetrit.
- Levitiku 25:15rreth 1491 p.e.s.
Do të blesh nga fqinji yt në bazë të numrit të viteve që kanë kaluar mbas jubileut, dhe ai do të të shesë në bazë të numrit të viteve të korrjes.
- Levitiku 25:16rreth 1491 p.e.s.
Sa më tepër vite mbeten, aq më tepër do ta ngresh çmimin; sa më pak vite mbeten, aq më shumë do ta ulësh çmimin; sepse ai të shet në bazë të numrit të korrjeve.
- Levitiku 25:17rreth 1491 p.e.s.
Asnjë nga ju të mos dëmtojë fqinjin e tij, por të keni frikë nga Perëndia juaj; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.
- Levitiku 25:18rreth 1491 p.e.s.
Ju do të vini në zbatim statutet e mia, do të respektoni dekretet e mia dhe do t'i zbatoni; kështu do të banoni të sigurt në vendin tuaj.
- Levitiku 25:19rreth 1491 p.e.s.
Toka do të prodhojë frytet e saj dhe ju do t'i hani sa të ngopeni, dhe do të banoni të sigurt në të.
- Levitiku 25:20rreth 1491 p.e.s.
Por në rast se thoni: "Çfarë do të hamë vitin e shtatë, po nuk mbollëm dhe nuk korrëm prodhimet tona?".
- Levitiku 25:21rreth 1491 p.e.s.
Unë kam urdhëruar që bekimi im të vijë mbi ju vitin e gjashtë, dhe ai do t'ju japë një korrje që do të mjaftojë për tre vjet.
- Levitiku 25:22rreth 1491 p.e.s.
Kështu vitin e tetë do të mbillni dhe do të hani nga korrja e vjetër deri në vitin e nëntë; do të hani nga korrja e vjetër deri sa të vijë e reja.
- Levitiku 25:23rreth 1491 p.e.s.
Tokat nuk do të shiten për gjithnjë, sepse toka është imja; sepse ju jeni të huaj dhe qiramarrës tek unë.
- Levitiku 25:24rreth 1491 p.e.s.
Prandaj në të gjithë vendin që keni pronë do të jepni të drejtën e shpengimit të tokës.
- Levitiku 25:25rreth 1491 p.e.s.
Në qoftë se yt vëlla bëhet i varfër dhe shet një pjesë të pronës së tij, ai që ka të drejtën e shpengimit, i afërti i tij më i ngushtë, do të vijë dhe do të shpengojë atë që vëllai i tij ka shitur.
- Levitiku 25:26rreth 1491 p.e.s.
Dhe në qoftë se dikush nuk ka njeri që të mund ta shpengojë pronën e tij, por arrin të gjejë vetë shumën e nevojshme për shpengimin,
- Levitiku 25:27rreth 1491 p.e.s.
do të numërojë vitet që kaluan dhe do t'i japë blerësit shumën e viteve që mbeten akoma, dhe do të rifitojë kështu pronën e tij.
- Levitiku 25:28rreth 1491 p.e.s.
Por në qoftë se nuk është në gjëndje ta shpengojë pronën e tij, ajo që ka shitur do të mbetet në dorë të blerësit deri në vitin e jubileut; atë vit do të shpengohet dhe do të kthehet në zotërim të tij.