Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 24:2rreth 1490 p.e.s.

    "Urdhëro bijtë e Izraelit të të sjellin vaj të pastër ullinjsh të shtypur për dritën e shandanit, për t'i mbajtur llambat vazhdimisht të ndezura.

  2. Levitiku 24:3rreth 1490 p.e.s.

    Në çadrën e mbledhjes, jashtë velit që është përpara dëshmisë, Aaroni do të kujdeset për vazhdimësinë nga mbrëmja deri në mëngjes para Zotit. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj.

  3. Levitiku 24:4rreth 1490 p.e.s.

    Ai do të kujdeset për llambat e shandanit prej floriri të pastër që janë para Zotit, për vazhdimësinë.

  4. Levitiku 24:5rreth 1490 p.e.s.

    Do të marrësh majë mielli dhe me të do të pjekësh dymbëdhjetë kulaç; çdo kulaç do të jetë dy të dhjetat e efës.

  5. Levitiku 24:6rreth 1490 p.e.s.

    Do t'i vendosësh në dy radhë, gjashtë në çdo radhë, mbi tryezën prej ari të pastër, përpara Zotit.

  6. Levitiku 24:7rreth 1490 p.e.s.

    Dhe në çdo radhë do të vësh temjan të pastër, i cili ka për të qenë një kujtim mbi bukën, si një flijim i bërë me zjarr për Zotin.

  7. Levitiku 24:8rreth 1490 p.e.s.

    Çdo të shtunë ai do t'i vendosë bukët përpara Zotit, në vazhdimësi; ato do të merren nga bijtë e Izraelit; kjo është një besëlidhje e përjetshme.

  8. Levitiku 24:9rreth 1490 p.e.s.

    Bukët i përkasin Aaronit dhe bijve të tij, dhe këta do t'i hanë në një vend të shenjtë, sepse do të jenë një gjë shumë e shenjtë për atë midis flijimeve të bëra me zjarr para Zotit. Éshtë një ligj i përjetshëm".

  9. Levitiku 24:10rreth 1490 p.e.s.

    Ndërkaq biri i një gruaje izraelite dhe i një egjiptasi doli në mes të bijve të Izraelit; dhe ndërmjet djalit të gruas izraelite dhe një izraeliti plasi një grindje.

  10. Levitiku 24:11rreth 1490 p.e.s.

    Biri i izraelites blasfemoi emrin e Zotit dhe e mallkoi atë; kështu e çuan te Moisiu. (Nëna e tij quhej Shelomith, ishte e bija e Dibrit, nga fisi i Danve).

  11. Levitiku 24:12rreth 1490 p.e.s.

    E futën në burg, deri sa t'u tregohej vullneti i Zotit.

  12. Levitiku 24:13rreth 1490 p.e.s.

    Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

  13. Levitiku 24:14rreth 1490 p.e.s.

    "Çoje atë blasfemues jashtë kampit; të gjithë ata që e kanë dëgjuar të vënë duart e tyre mbi kokën e tij dhe gjithë asambleja ta vrasë me gurë.

  14. Levitiku 24:15rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: "Kushdo që mallkon Perëndinë e tij, do të mbajë fajin e mëkatit të tij.

  15. Levitiku 24:16rreth 1490 p.e.s.

    Dhe kushdo që e shan emrin e Zotit do të dënohet me vdekje; tërë asambleja do ta vrasë me gurë. I huaj apo i lindur në vend, ai që blasfemon emrin e Zotit do të dënohet me vdekje.

  16. Levitiku 24:17rreth 1490 p.e.s.

    Kush ia heq jetën një njeriu, do të vritet.

  17. Levitiku 24:18rreth 1490 p.e.s.

    Kush rreh për vdekje një kafshë, do ta paguajë: jetë për jetë.

  18. Levitiku 24:19rreth 1490 p.e.s.

    Kur dikush i shkakton një dëmtim fqinjit të tij, ai do të pësojë po atë që i ka bërë tjetrit;

  19. Levitiku 24:20rreth 1490 p.e.s.

    thyerje për thyerje, sy për sy, dhëmb për dhëmb; ai do të pësojë po atë gjymtim që u ka shkaktuar të tjerëve.

  20. Levitiku 24:21rreth 1490 p.e.s.

    Kush rreh për vdekje një kafshë, do ta paguajë; por ai që ia heq jetën një njeriu do të vritet.

  21. Levitiku 24:22rreth 1490 p.e.s.

    Do të keni të njëjtin ligj për të huajin dhe për atë që ka lindur në vend; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj".

  22. Levitiku 24:23rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj Moisiu u foli bijve të Izraelit, të cilët e çuan jashtë kampit atë blasfemues dhe e vranë me gurë. Kështu bijtë e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

  23. Levitiku 25:1rreth 1491 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut në malin Sinai, duke i thënë:

  24. Levitiku 25:2rreth 1491 p.e.s.

    "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të hyni në vendin që unë po ju jap, toka do të respektojë një të shtunë pushimi për Zotin.

  25. Levitiku 25:3rreth 1491 p.e.s.

    Gjashtë vjet me radhë do të mbjellësh arën tënde, gjashtë vjet me radhë do të krasitësh vreshtin tënd dhe do të mbledhësh prodhimet;