Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 22:29rreth 1490 p.e.s.

    Kur do t'i ofroni Zotit një flijim falënderimi, paraqiteni në mënyrë që të pëlqehet.

  2. Levitiku 22:30rreth 1490 p.e.s.

    Viktima do të hahet po atë ditë; nuk do të lini asgjë deri në mëngjes. Unë jam Zoti.

  3. Levitiku 22:31rreth 1490 p.e.s.

    Do të respektoni, pra, urdhërimet e mia dhe do t'i vini në zbatim. Unë jam Zoti.

  4. Levitiku 22:32rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të përdhosni emrin tim të shenjtë, por do të shenjtërohem në mes të bijve të Izraelit. Unë jam Zoti që ju shenjtëron,

  5. Levitiku 22:33rreth 1490 p.e.s.

    që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qënë Perëndia juaj. Unë jam Zoti".

  6. Levitiku 23:1rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

  7. Levitiku 23:2rreth 1490 p.e.s.

    "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Ja festat e Zotit, që ju do t'i shpallni si mbledhje të shenjta. Festat e mia janë këto:

  8. Levitiku 23:3rreth 1490 p.e.s.

    Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë është një e shtunë pushimi dhe mbledhjeje të shenjtë. Atë ditë nuk do të bëni asnjë punë; është e shtuna e shenjtëruar Zotit në të tëra vendet ku do të banoni.

  9. Levitiku 23:4rreth 1490 p.e.s.

    Këto janë festat e Zotit, mbledhjet e shenjta që ju do t'i shpallni në kohën e tyre.

  10. Levitiku 23:5rreth 1490 p.e.s.

    Muajin e parë, ditën e katërmbëdhjetë të muajit, midis dy mbrëmjeve, bien Pashkët e Zotit;

  11. Levitiku 23:6rreth 1490 p.e.s.

    dhe ditën e pesëmbëdhjetë të po atij muaji bie festa e bukës së ndorme për nder të Zotit; për shtatë ditë do të hani bukë të ndorme.

  12. Levitiku 23:7rreth 1490 p.e.s.

    Ditën e parë do të bëni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni atë ditë asnjë punë të rëndë;

  13. Levitiku 23:8rreth 1490 p.e.s.

    dhe për shtatë ditë do t'i ofroni Zotit flijime të bëra me zjarr. Ditën e shtatë do të bëhet një mbledhje e shenjtë; gjatë asaj dite nuk do të bëni asnjë punë të rëndë".

  14. Levitiku 23:9rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

  15. Levitiku 23:10rreth 1490 p.e.s.

    "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Kur do të hyni në vendin që unë po ju jap dhe do të kryeni të korrat, do t'i çoni priftit një demet si prodhim i parë i korrjes suaj;

  16. Levitiku 23:11rreth 1490 p.e.s.

    Ai do ta tundë demetin përpara Zotit për ju, me qëllim që të pëlqehet; prifti do ta tundë një ditë pas së shtunës.

  17. Levitiku 23:12rreth 1490 p.e.s.

    Ditën gjatë së cilës do të tundni demetin, do t'i ofroni një qengj motak, pa të meta, si olokaust për Zotin.

  18. Levitiku 23:13rreth 1490 p.e.s.

    Blatimi i ushqimit që do ta shoqërojë do të jetë dy të dhjeta të efës majë mielli të përzier me vaj, si flijim i bërë me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin; libacioni do të jetë një çerek hin verë.

  19. Levitiku 23:14rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të hani as bukë, as grurë të pjekur, as kallëza të freskëta, deri në atë ditë, deri sa të mos keni çuar ofertën e Perëndisë tuaj. Ky është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaja, në të gjitha vendet ku do të banoni.

  20. Levitiku 23:15rreth 1490 p.e.s.

    Nga dita pas së shtunës, domethënë nga dita që keni çuar demetin e ofertës së tundur, do të numëroni shtatë të shtuna të plota.

  21. Levitiku 23:16rreth 1490 p.e.s.

    Do të numëroni pesëdhjetë ditë deri në ditën pas së shtunës së shtatë, pastaj do t'i ofroni Zotit një blatim të ri ushqimi.

  22. Levitiku 23:17rreth 1490 p.e.s.

    Do të çoni në banesat tuaja dy bukë për një ofertë të tundur prej dy të dhjeta të efës majë mielli; ato do të jenë pjekur me maja, si prodhime të para të ofruara për Zotin.

  23. Levitiku 23:18rreth 1490 p.e.s.

    Së bashku me këto bukë do të ofroni shtatë qengja motakë pa të meta, një dem të vogël dhe dy desh; ata do të jenë një olokaust për Zotin së bashku me blatimet e tyre ushqimore dhe me libacionet e tyre; do të jetë një flijim me erë të këndshme i bërë me zjarr për Zotin.

  24. Levitiku 23:19rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj do të ofroni një cjap si fli për mëkatin dhe dy qengja motakë si flijim falënderimi.

  25. Levitiku 23:20rreth 1490 p.e.s.

    Prifti do t'i tundë bashkë me bukën e prodhimit të parë dhe me dy qengjat, si ofertë e tundur përpara Zotit; ata do t'i shenjtërohen Zotit dhe do t'i takojnë priftit.