Kalo te përmbajtja

circa 1900–1700 BC

Jacob, Joseph & Egypt

Jacob wrestles with God and becomes Israel; Joseph is sold into slavery yet rises to save the world from famine.

840 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Dhe aty ndërtoi një altar dhe këtë vend e quajti El-Bethel, sepse aty i qe çfaqur Perëndia kur po ikte para vëllait të tij.

  2. Atëherë vdiq Debora, taja e Rebekës, dhe e varrosën poshtë Bethelit, në këmbët e lisit që u quajt Alon-Bakuth.

  3. Perëndia iu shfaq përsëri Jakobit, kur ky po vinte nga Padam-Arami dhe e bekoi.

  4. Dhe Perëndia i tha: "Emri yt është Jakob; ti nuk do të quhesh më Jakob, por emri yt do të jetë Izrael". Dhe i vuri emrin Izrael.

  5. Pastaj Perëndia i tha: "Unë jam Perëndia i Plotfuqishëm; ti bëhu i frytshëm dhe shumëzo; një komb, madje një tërësi kombesh do të rrjedhin prej teje, dhe disa mbretër kanë për të dalë nga ijët e tua;

  6. dhe do të të jap ty dhe pasardhësve të tu pas teje vendin që i dhashë Abrahamit dhe Isakut".

  7. Pastaj Perëndia u ngjit më lart nga ai, nga vendi ku i kishte folur.

  8. Atëherë Jakobi ndërtoi një përmendore, një përmendore prej guri, në vendin ku Perëndia i kishte folur; mbi të hodhi pak verë dhe derdhi ca vaj sipër.

  9. Dhe Jakobi e quajti Bethel vendin ku Perëndia i kishte folur.

  10. Pastaj u nisën nga Betheli; kishte edhe një copë rrugë për të arritur në Efratë, kur Rakela lindi. Ajo pati një lindje të vështirë;

  11. dhe gjatë lindjes së vështirë mamia i tha: "Mos ki frikë, sepse edhe këtë herë ke një djalë".

  12. Zanafilla 35:18rreth 1729 p.e.s.

    Dhe ndërsa shpirti po e linte (sepse vdiq), i vuri emrin Ben-Oni, por i ati e quajti Beniamin.

  13. Zanafilla 35:19rreth 1729 p.e.s.

    Kështu Rakela vdiq dhe u varros në rrugën e Efratës (domethënë të Betlemit).

  14. Zanafilla 35:20rreth 1729 p.e.s.

    Dhe Jakobi ngriti mbi varrin e saj një përmendore. Dhe kjo përmendore ekziston ende sot e kësaj dite mbi varrin e Rakelës.

  15. Zanafilla 35:21rreth 1729 p.e.s.

    Pastaj Izraeli u nis dhe ngriti çadrën përtej Migdal-Ederit.

  16. Zanafilla 35:22rreth 1729 p.e.s.

    Dhe ndodhi që, ndërsa Izraeli banonte në atë vend, Rubeni shkoi e ra në shtrat me Bilbah, konkubinën e atit të tij. Dhe Izraeli e mori vesh.

  17. Zanafilla 35:23rreth 1729 p.e.s.

    Bijtë e Jakobit ishin dymbëdhjetë. Bijtë e Leas ishin: Rubeni, i parëlinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isakari dhe Zabuloni.

  18. Zanafilla 35:24rreth 1729 p.e.s.

    Bijtë e Rakelës ishin: Jozefi dhe Beniamini.

  19. Zanafilla 35:25rreth 1729 p.e.s.

    Bijtë e Bilhahut, shërbëtorja e Rakelës, ishin: Dani dhe Neftali.

  20. Zanafilla 35:26rreth 1729 p.e.s.

    Bijtë e Zilpahës, shërbëtorja e Leas, ishin: Gadi dhe Asheri. Këta janë bijtë e Jakobit që i lindën në Padan-Aram.

  21. Zanafilla 35:27rreth 1729 p.e.s.

    Pastaj Jakobi erdhi tek Isaku, i ati, në Marme, në Kirjath-Arba (domethënë në Hebron), ku Abrahami dhe Isaku kishin qëndruar ca kohë.

  22. Zanafilla 35:28rreth 1729 p.e.s.

    Isaku jetoi njëqind e tetëdhjetë vjet.

  23. Zanafilla 35:29rreth 1716 p.e.s.

    Kështu Isaku dha shpirt, vdiq dhe u bashkua me popullin e tij, ishte i plakur dhe i ngopur me ditë; dhe Esau dhe Jakobi, bijtë e tij, e varrosën.

  24. Zanafilla 36:1rreth 1796 p.e.s.

    Këta janë pasardhësit e Esaut, që është Edomi.

  25. Zanafilla 36:2rreth 1796 p.e.s.

    Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanëve: Adën, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit Hiveut;