Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Rebekah

106 vargje · 9 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Atëherë Rebeka dhe shërbyeset e saj u ngritën më këmbë, hipën mbi devetë dhe shkuan pas këtij njeriu. Kështu shërbëtori mori Rebekën dhe iku.

  2. Ndërkaq Isaku ishte kthyer nga pusi i Lahai-Roit, sepse banonte në krahinën e Negevit.

  3. Isaku kishte dalë aty nga mbrëmja në fushë për t'u menduar; dhe ai ngriti sytë dhe pa disa deve që po vinin.

  4. Edhe Rebeka ngriti sytë dhe pa Isakun; atëherë zbriti me të shpejtë nga deveja,

  5. dhe i tha shërbëtorit: "Kush është ai njeri që vjen nga fusha drejt nesh?". Shërbëtori u përgjegj: "Éshtë zotëria im". Atëherë ajo mori vellon dhe u mbulua.

  6. Pastaj shërbëtori i tregoi Isakut tërë gjërat që kishte bërë.

  7. Dhe Isaku e futi Rebekën në çadrën e Sarës, nënës së tij, dhe e mori me vete; ajo u bë gruaja e tij dhe ai e dashuroi. Kështu Isaku u ngushëllua mbas vdekjes së nënës së tij.

  8. Abrahamit i lindi Isaku; dhe Isaku ishte dyzet vjeç kur mori për grua Rebekën, e bija e Bethuelit, Arameu i Paddan-Aranit dhe motra e Labanos, Arameut.

  9. Isaku e luti Zotin për gruan e tij sepse ajo ishte shterpë. Zoti ia plotësoi dëshirën dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz.

  10. Por fëmijët shtynin njeri-tjetrin në barkun e saj dhe ajo tha: "Në qoftë se është kështu (që iu përgjigj Zoti), pse gjendem unë në këto kushte?". Dhe kështu vajti të konsultohet me Zotin.

  11. Dhe Zoti i tha: "Dy kombe ndodhen në barkun tënd dhe dy popuj kanë për të dalë nga përbrendëshmet e barkut tënd. Njeri nga këta dy popuj do të jetë më i fortë se tjetri, dhe më i madhi do t'i shërbejë më të voglit".

  12. Kur erdhi koha për të që të lindte, ajo kishte në bark dy binjakë.

  13. Dhe i pari që doli jashtë ishte i kuq; ai ishte krejt si një mantel leshtor, prandaj i vunë emrin Esau.

  14. Pastaj doli vëllai i tij, i cili me dorë mbante thembrën e këmbës të Esaut; prandaj e quajtën Jakob. Por Isaku ishte shtatëdhjetë vjeç kur Rebeka i lindi.

  15. Dy fëmijët u rritën dhe Esau u bë një gjahtar i sprovuar, një njeri fshatarak, ndërsa Jakobi ishte një njeri i qetë, që jetonte në çadra.

  16. Por Isaku e donte Esaun, sepse mishin e gjahut e pëlqente; Rebeka nga ana e saj donte Jakobin.

  17. Kështu Isaku qëndroi në Gerar.

  18. Kur njerëzit e vendit i bënin pyetje rreth gruas së tij, ai u përgjigjej: "Éshtë motra ime", sepse kishte frikë të thoshte: "Éshtë gruaja ime", sepse mendonte: "Njerëzit e vendit mund të më vrasin për shkak të Rebekës, sepse ajo është e pashme".

  19. Kur kishte kaluar një kohë e gjatë në atë vend, Abimelekut, mbretit të Filistejve, i rastisi të shikojë nga dritarja dhe pa Isakun që përkëdhelte Rebekën, gruan e tij.

  20. Atëherë Abimeleku thiri Isakun dhe i tha: "Ajo është me siguri gruaja jote; si bëhet që ti the: "Ajo është motra ime"?". Isaku iu përgjegj: "Sepse thoja: "Nuk do të doja të vdes për shkak të saj"".

  21. Abimeleku tha: "Ç'është kjo që na bëre? Ndokush nga populli mund të binte lehtë në shtrat me gruan tënde dhe ti do të na kishe ngarkuar me faj të rëndë".

  22. Kështu Abimeleku i dha këtë urdhër tërë popullit: "Kushdo që prek këtë njeri ose të shoqen do të dënohet pa tjetër me vdekje".

  23. Në moshën dyzetvjeçare Esau mori për grua Juditin, të bijën e Beerit, Hiteut dhe të Basemathit, bijë e Elonit, Hiteut.

  24. Këto u bënë shkas për një hidhërim të thellë të Isakut dhe të Rebekës.

  25. Tani Rebeka rrinte duke dëgjuar, ndërsa Isaku i fliste birit të tij Esau. Kështu Esau shkoi nëpër fusha për të gjuajtur kafshë të egra për t'ia shpënë të atit.