Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Genealogy

114 vargje · 8 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Harani vdiq në prani të Terahut, babait të tij, në vendlindjen e tij, në Ur të Kaldeasve.

  2. Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.

  3. Por Saraj ishte shterpë, nuk kishte fëmijë.

  4. Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Ur i Kaldeasve për të vajtur në vendin e Kanaanëve; por kur arritën në Haran, ata u vendosën aty.

  5. Terahu jetoi dyqind e pesë vjet, pastaj Terahu vdiq në Haran.

  6. Ja pasardhësit e Peretsit: Peretsit i lindi Hetsroni;

  7. Hetsronit i lindi Rami; Ramit i lindi Aminadabi;

  8. Aminadabit i lindi Nahshoni; Nahshonit i lindi Salmoni;

  9. Salmonit i lindi Boazi; Boazit i lindi Obedi;

  10. Obedit i lindi Isai dhe Isait i lindi Davidi.

  11. Adami, Sethi, Enoshi,

  12. Kenani, Mahalaleeli, Jaredi,

  13. Enoku, Methusalehu, Lameku,

  14. Noeu, Semi, Kami dhe Jafeti.

  15. Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku dhe Tirasi.

  16. Bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.

  17. Bijtë e Javanit ishin Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.

  18. Bijtë e Kamit ishin Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.

  19. Bijtë e Kushit ishin Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu. Bijtë e Raamahut ishin Sheba dhe Dedani.

  20. Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.

  21. Mitsraimit i lindën: Ludimët, Anamimët, Lehabimët, Naftuhimët,

  22. Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.

  23. Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Hethi,

  24. Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,

  25. Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,