Vargje biblike për Genealogy
Vargje kyçe biblike
Atëherë Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në vendin e quajtur Nod, në lindje të Edenit.
Dhe Kaini njohu të shoqen, e cila u ngjiz dhe lindi Enokun. Pastaj Kaini ndërtoi një qytet, të cilit i vuri emrin Enok, emri i të birit.
Dhe Enokut i lindi Iradi; Iradit i lindi Mehujaeli; Mehujaelit i lindi Methusaeli dhe Mathusaelit i lindi Lameku.
Dhe Lameku mori dy gra: emri i njërës ishte Ada dhe emri i tjetrës Cilah.
Dhe Ada lindi Jabalin, që ishte babai i atyre që banojnë nën çadra dhe merren me rritjen e bagëtisë.
Por emri i të vëllait ishte Jubal, që ishte babai i gjithë atyre që i binin qestes dhe flautit.
Cilah lindi edhe ajo Tubal-kainin, krijuesi i çfarëdo lloji veglash prej bronzi dhe hekuri, dhe motra e Tubal-kainit qe Naama.
Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes.
Mbas lindjes të Arpakshadit, Semi jetoi pesëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
Arpakshadi jetoi tridhjetë e pesë vjet dhe i lindi Shelahu.
Mbas lindjes së Shelahut, Arpakshadi jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.
Shelahu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Eberi.
Mbas lindjes së Eberit, Shelahu jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.
Eberi jetoi tridhjetë e katër vjet dhe lindi Pelegu.
Mbas lindjes së Pelegut, Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
Pelegu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Reu.
Mbas lindjes të Reut, Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
Reu jetoi tridhjetë e dy vjet dhe i lindi Serugu.
Mbas lindjes të Serugut, Reu jetoi dyqind e shtatë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
Serugu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Nahori;
mbas lindjes së Nahorit, Serugu jetoi dyqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
Nahori jetoi njëzet e nëntë vjet dhe i lindi Terahu;
mbas lindjes së Terahut, Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
Terahu jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani.
Këta janë pasardhësit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.