Skip to content

Vargje biblike për Death

177 vargje · 6 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken.

  2. Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij.

  3. Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.

  4. Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.

  5. Me siguri, ti i vë në vënde të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim.

  6. Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri!

  7. Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë.

  8. Syri im venitet nga dhembja; të kërkoj çdo ditë, o Zot, dhe i zgjat drejt teje duart e mia.

  9. A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela)

  10. A do të kremtohet mirësia jote në varr dhe besnikëria jote në vendin e shkatërrimit?

  11. A do të njihen mrekullitë e tua në terr dhe drejtësia jote mbi tokën e harresës?

  12. Por unë të këlthas ty, o Zot, dhe lutja ime të drejtohet në mëngjes.

  13. Pse më refuzon, o Zot, pse më fsheh fytyrën tënde?

  14. Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.

  15. Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës;

  16. në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.

  17. I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.

  18. Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.

  19. I urti i ka sytë në kokë, kurse budallai ecën në errësirë; por kuptova gjithashtu që të dyve u është rezervuar i njëjti fat.

  20. Kështu thashë në zemrën time: "Po ai fat që i takon budallait më takon edhe mua". Ç'përfitim ke se ke qenë më i urtë?". Prandaj thashë në zemrën time: "Edhe kjo është kotësi".

  21. Nuk mbetet në fakt asnjë kujtim jetëgjatë si i njeriut të urtë ashtu edhe i njeriut budalla, sepse në ditët e ardhme gjithçka do të harrohet. Dhe ashtu si vdes budallai, në të njëjtën mënyrë vdes i urti.

  22. Prandaj fillova të urrej jetën, sepse të gjitha ato që bëhen nën diell më janë bërë të neveritshme, sepse të gjitha janë kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.

  23. Kështu kam urryer çdo mundim që kam kryer nën diell, sepse duhet t'i lë të gjitha atij që do të vijë pas meje.

  24. Në fakt të gjitha ato që u ndodhin bijve të njerëzve u ndodhin kafshëve; të dy palëve u ndodh e njëjta gjë. Ashtu si vdes njeri, kështu vdes tjetri. Po, të gjithë kanë po atë frymë; dhe njeriu nuk ka asnjë epërsi mbi kafshën, sepse gjithçka është kotësi.

  25. Të gjithë shkojnë në po atë vend; të gjithë vijnë nga pluhuri dhe kthehen në pluhur.