Skip to content

Vargje biblike për Death: Preparation for

7 vargje · 6 aspekte

Vargje për Preparation for

  1. Drita është e ëmbël dhe është diçka e këndshme për sytë që shohin diellin.

  2. Edhe kur një njeri të jetojë shumë vjet, le t'i gëzojë të gjitha, por le të mendojë edhe për ditët e territ që do të jenë të shumta; të gjitha ato që do të ndodhin janë kotësi.

  3. Sepse Sheoli nuk mund të të lëvdojë, vdekja nuk mund të të kremtojë; ata që zbresin në gropë nuk mund të shpresojnë më në besnikërinë tënde.

  4. I gjalli, i gjalli është ai që të lëvdon, siç po bëj unë sot; ati do t'u njoftojë bijve besnikërinë tënde.

  5. Le të jenë ngjeshur ijët tuaja, dhe llambat ndezur.

  6. Ngjajini atyre që presin zotërinë e tyre, kur kthehet nga dasma, për t'ia hapur derën sapo të vijë dhe të trokasë.

  7. Lum ata shërbëtorë, që zotëria, kur të kthehet, do t'i gjejë zgjuar! Në të vërtetë po ju them se ai vetë do të ngjeshet dhe do t'i vendosë ata në tryezë, dhe ai vetë do t'u shërbejë.