Skip to content

Vargje biblike për Death

177 vargje · 6 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. A janë ata si kashta përpara erës ose si byku që e merr me vete stuhia?

  2. Dikush vdes kur ka plot fuqi, i qetë dhe i sigurt;

  3. ka kovat plot me qumësht dhe palca e kockave të tij është e freskët.

  4. Një tjetër përkundrazi vdes me shpirt të hidhëruar, pa pasë shijuar kurrë të mirën.

  5. Që të dy dergjen bashkë në pluhur dhe krimbat i mbulojnë.

  6. Atë e çojnë në varr dhe i bëjnë roje varrit të tij.

  7. Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të; tërë njerëzia do ta ndjekë, ndërsa një mori pa fund i shkon para.

  8. I pasuri bie në shtrat, por nuk do të bashkohet me njerëzit e tij; hap sytë dhe nuk është më.

  9. Tmerri e kap në befasi si ujërat; në mes të natës një furtunë e rrëmben tinëzisht.

  10. Era e lindjes e merr me vete dhe ai ikën, e fshin nga vendi i tij si një vorbull.

  11. Ajo sulet kundër tij pa mëshirë, ndërsa ai kërkon në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë nga ajo dorë,

  12. njerëzia duartroket në mënyrë tallëse për të dhe fërshëllen kundër tij nga vendi ku ndodhet".

  13. Në qoftë se Perëndia duhet të vendoste në zemër të vet të tërhiqte mbi vete Frymën e tij dhe frymën e tij,

  14. çdo mish do të shkatërrohej njëkohësisht, dhe njeriu do të kthehej në pluhur.

  15. Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte.

  16. Vallë a do t'i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë?

  17. Mos u dëshpëro për shkak të njerëzve të këqij; mos ki smirë ata që veprojnë me ligësi,

  18. sepse ata shpejt do të kositen si bari dhe do të thahen si bari i blertë.

  19. Sepse njerëzit e këqij do të shfarosen, por ata që shpresojnë tek Zoti do të bëhen zotër të tokës.

  20. Edhe pak dhe i pabesi nuk do të jetë më; po, ti do të kërkosh me kujdes vendin e tij dhe ai nuk do të jetë më.

  21. E pashë njeriun e pushtetshëm dhe të furishëm të begatohet si një pemë e gjelbër në tokën e tij të lindjes,

  22. por pastaj u zhduk; dhe ja, nuk është më; e kërkova, por nuk e gjeta më.

  23. për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.

  24. Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre.

  25. ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën.