Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Numrat 10:17rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj u çmontua tabernakulli dhe bijtë e Merarit dhe të Gershonit u nisën për rrugë, duke transportuar tabernakullin.

  2. Numrat 10:18rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj u vu në lëvizje flamuri i kampit të Rubenit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Rubenit e komandonte Elitsuri, bir i Shedeurit.

  3. Numrat 10:19rreth 1490 p.e.s.

    Shelumieli, bir i Tsurishadait, komandonte divizionin e fisit të bijve të Simeonit,

  4. Numrat 10:20rreth 1490 p.e.s.

    ndërsa Eliasafi, bir i Deuelit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Gadit.

  5. Numrat 10:21rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj u vunë në lëvizje Kehathitët, duke transportuar sendet e shenjta; ata do ta ngrinin tabernakullin para ardhjes së tyre.

  6. Numrat 10:22rreth 1490 p.e.s.

    Pas kësaj u nis flamuri i kampit të bijve të Efraimit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Efraimit e komandonte Elishama, bir i Amihudit.

  7. Numrat 10:23rreth 1490 p.e.s.

    Gamalieli, bir i Pedahtsurit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Manasit,

  8. Numrat 10:24rreth 1490 p.e.s.

    ndërsa Abidani, bir i Gideonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Beniaminit.

  9. Numrat 10:25rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj filloi të lëvizë flamuri i kampit të bijve të Danit, i ndarë simbas formacioneve të tij, që përbënte praparojën e të gjitha kampeve. Divizioni i Danit komandohej nga Ahiezieri, bir i Amishadait.

  10. Numrat 10:26rreth 1490 p.e.s.

    Pagieli, bir i Okranit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Asherit,

  11. Numrat 10:27rreth 1490 p.e.s.

    ndërsa Ahira, bir i Enanit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Neftalit.

  12. Numrat 10:28rreth 1490 p.e.s.

    Kjo ishte radha e marshimit të bijve të Izraelit, simbas divizioneve të tyre. Kështu u vunë në lëvizje.

  13. Numrat 10:29rreth 1490 p.e.s.

    Por Moisiu i tha Hobabit, birit të Reuelit, Madianitit, vjehrri i Moisiut: "Ne po vihemi në marshim drejt vendit për të cilin Zoti ka thënë "Unë do t'jua jap". Eja me ne dhe do të të bëjmë të mira,

  14. Numrat 10:30rreth 1490 p.e.s.

    Hobabi iu përgjegj: "Unë nuk do të vij, por do të kthehem në vendin tim te të afërmit e mi".

  15. Numrat 10:31rreth 1490 p.e.s.

    Atëherë Moisiu i tha: "Mos na lërë, sepse ti e di ku duhet të fushojmë në shkretëtirë dhe ti do të jesh si sytë për ne.

  16. Numrat 10:32rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se vjen me ne, çdo të mirë që do të na bëjë Zoti, ne do të ta bëjmë ty".

  17. Numrat 10:33rreth 1490 p.e.s.

    Kështu u nisën nga mali i Zotit dhe ecën tri ditë; dhe arka e besëlidhjes së Zotit shkoi para tyre gjatë një udhëtimi prej tri ditësh, për të gjetur një vend ku ata të pushonin.

  18. Numrat 10:34rreth 1490 p.e.s.

    Dhe reja e Zotit qëndronte mbi ta gjatë ditës, kur niseshin nga kampi.

  19. Numrat 10:35rreth 1490 p.e.s.

    Kur nisej arka, Moisiu thoshte; "Çohu, o Zot, me qëllim që të shkatërrohen armiqtë e tu dhe të ikin me vrap para teje ata që të urrejnë!".

  20. Numrat 10:36rreth 1490 p.e.s.

    Dhe kur ndalej, thoshte: "Kthehu, o Zot, pranë morisë së madhe të njerëzve të Izraelit!".

  21. Numrat 11:1rreth 1490 p.e.s.

    Por populli u ankua dhe kjo nuk tingëlloi mirë në veshët e Zotit; sa e dëgjoi, Zoti u zemërua, dhe zjarri i tij shpërtheu midis tyre dhe shkatërroi skajin e kampit.

  22. Numrat 11:2rreth 1490 p.e.s.

    Atëherë populli i bërtiti Moisiut; Moisiu iu lut Zotit dhe zjarri u shua.

  23. Numrat 11:3rreth 1490 p.e.s.

    Kështu ky vend u quajt Taberah, sepse zjarri i Zotit ishte ndezur midis tyre.

  24. Numrat 11:4rreth 1490 p.e.s.

    Dhe fundërrinën heterogjene që ishte midis popullit e pushtoi një lakmi e madhe; edhe bijtë e Izraelit filluan të ankohen dhe të thonë: "Kush do të na japë mish për të ngrënë?

  25. Numrat 11:5rreth 1490 p.e.s.

    Nuk i harrojmë peshqit që i hanim falas në Egjipt, kastravecat, pjeprat, preshtë, qepët dhe hudhrat.