Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Numrat 9:15rreth 1490 p.e.s.

    Por ditën në të cilën tabernakulli u ngrit, reja mbuloi tabernakullin, perden e dëshmisë; dhe që nga mbrëmja deri në mëngjes reja mbi tabernakullin kishte marrë një pamje zjarri.

  2. Numrat 9:16rreth 1490 p.e.s.

    Kështu ndodhte gjithnjë: reja e mbulonte tabernakullin gjatë ditës dhe natën kishte pamjen e një zjarri.

  3. Numrat 9:17rreth 1490 p.e.s.

    Sa herë që reja ngrihej mbi çadrën, bijtë e Izraelit niseshin për rrugë pas kësaj; dhe aty ku ndalej reja, aty bijtë e Izraelit vendosnin kampin e tyre.

  4. Numrat 9:18rreth 1490 p.e.s.

    Me urdhër të Zotit bijtë e Izraelit nisnin ecjen e tyre dhe me urdhër të tij fushonin; rrinin në kampin e tyre aq kohë sa qëndronte reja mbi tabernakull.

  5. Numrat 9:19rreth 1490 p.e.s.

    Kur reja qëndronte për shumë ditë mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit respektonin urdhrin e Zotit dhe nuk lëviznin.

  6. Numrat 9:20rreth 1490 p.e.s.

    Por në rast se reja ndalej vetëm pak ditë mbi tabernakullin, me urdhër të Zotit ata qëndronin në kampin e tyre dhe me urdhër të Zotit niseshin për rrugë.

  7. Numrat 9:21rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se reja ndalej vetëm nga mbrëmja deri në mëngjes, kur ajo ngrihej në mëngjes, ata niseshin për rrugë; si ditën ashtu dhe natën, kur reja ngrihej, ata viheshin në lëvizje.

  8. Numrat 9:22rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se reja qëndronte e palëvizshme mbi tabernakullin dy ditë, një muaj apo një vit, bijtë e Izraelit qëndronin në kampin e tyre dhe nuk lëviznin; por kur ajo ngrihej, ata nisnin udhëtimin.

  9. Numrat 9:23rreth 1490 p.e.s.

    Me urdhër të Zotit fushonin dhe me urdhër të tij viheshin në lëvizje; respektonin urdhrin e Zotit, simbas asaj që ai kishte urdhëruar me anë të Moisiut.

  10. Numrat 10:1rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë

  11. Numrat 10:2rreth 1490 p.e.s.

    "Bëj dy bori prej argjendi; do t'i bësh me argjend të rrahur; do t'i përdorësh për të thirrur asamblenë dhe për të lëvizur fushimet.

  12. Numrat 10:3rreth 1490 p.e.s.

    Nën tingullin e të dyjave gjithë asambleja do të mblidhet pranë teje, në hyrje të çadrës së mbledhjes.

  13. Numrat 10:4rreth 1490 p.e.s.

    Nën tingullin e njerës bori, prijësit, krerët e divizioneve të Izraelit do të mblidhen pranë teje.

  14. Numrat 10:5rreth 1490 p.e.s.

    Kur do t'i bini alarmit për herë të parë, ata që janë në lindje do të vihen në lëvizje.

  15. Numrat 10:6rreth 1490 p.e.s.

    Kur do t'i bini alarmit për herë të dytë, ata që janë në jug do të vihen në lëvizje; duhet t'i bini alarmit që të vihen në lëvizje.

  16. Numrat 10:7rreth 1490 p.e.s.

    Kur duhet të mblidhet asambleja do t'i bini borisë, pa i rënë alarmit.

  17. Numrat 10:8rreth 1490 p.e.s.

    Do t'u bien borive bijtë e Aaronit, priftërinjtë; ky do të jetë një statut i përjetshëm për ju dhe për trashëgimtarët tuaj.

  18. Numrat 10:9rreth 1490 p.e.s.

    Kur në vendin tuaj do të shkoni në luftë kundër armikut që ju shtyp, do t'i bini alarmit me boritë; kështu do të kujtoheni përpara Zotit Perëndisë tuaj, dhe do të çliroheni nga armiqtë tuaj.

  19. Numrat 10:10rreth 1490 p.e.s.

    Po kështu në ditët tuaja të gëzimit, në festat tuaja të caktuara dhe në fillim të muajve tuaj të parë, do t'u bini borive me rastin e olokausteve dhe të flijimeve tuaja të falënderimit; dhe kështu ato do të bëjnë që të kujtoheni përpara Perëndisë tuaj. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".

  20. Numrat 10:11rreth 1490 p.e.s.

    Por ndodhi që në vitin e dytë, në muajin e dytë, ditën e njëzetë të muajit, reja u ngrit mbi tabernakullin e dëshmisë.

  21. Numrat 10:12rreth 1490 p.e.s.

    Dhe bijtë e Izraelit u nisën për rrugë, duke lënë shkretëtirën e Sinait; pastaj reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.

  22. Numrat 10:13rreth 1490 p.e.s.

    Kështu u nisën për rrugë herën e parë simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.

  23. Numrat 10:14rreth 1490 p.e.s.

    I pari lëvizi flamuri i kampit të bijve të Judës, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Judës e komandonte Nahshoni, bir i Aminadabit.

  24. Numrat 10:15rreth 1490 p.e.s.

    Nethaneeli, bir i Tsuarit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Isakarit,

  25. Numrat 10:16rreth 1490 p.e.s.

    ndërsa Eliabi, bir i Helonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Zabulonit.