Kalo te përmbajtja

circa 1010–970 BC

The Reign of David

David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.

1,230 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Kronikave 21:6rreth 1017 p.e.s.

    Por në regjistrimin e këtyre Joabi nuk përfshiu Levin dhe Beniaminin, sepse për të kërkesa e mbretit ishte e neveritshme.

  2. 1 Kronikave 21:7rreth 1017 p.e.s.

    Kjo gjë nuk i pëlqeu Perëndisë, prandaj e goditi Izraelin.

  3. 1 Kronikave 21:8rreth 1017 p.e.s.

    Kështu Davidi i tha Perëndisë: "Kam bërë një mëkat shumë të madh duke bërë këtë gjë; por tani, të lutem, hiqja paudhësinë shërbëtorit tënd, sepse unë kam vepruar shumë pa mend".

  4. 1 Kronikave 21:9rreth 1017 p.e.s.

    Atëherë Zoti i foli Gadit, shikuesit të Davidit, duke i thënë:

  5. 1 Kronikave 21:10rreth 1017 p.e.s.

    "Shko e i thuaj Davidit: "Kështu thotë Zoti: Unë të propozoj tri gjëra: zgjidh njerën nga këto dhe unë do ta kryej për ty"".

  6. 1 Kronikave 21:11rreth 1017 p.e.s.

    Gadi shkoi te Davidi dhe i tha: "Kështu thotë Zoti: Zgjidh

  7. 1 Kronikave 21:12rreth 1017 p.e.s.

    ose tre vjet zi buke, ose tre muaj shkatërrimesh përpara kundërshtarëve të tu, gjatë të cilave shpata e armiqve të tu do të të zërë, ose tri ditë shpate të Zotit, me fjalë të tjera murtaja në vend, gjatë të cilave engjëlli i Zotit do të të sjellë shkatërrim në të gjithë territorin e Izraelit. Tani më bëj të ditur përgjigjen që duhet t'i jap atij që më ka dërguar".

  8. 1 Kronikave 21:13rreth 1017 p.e.s.

    Davidi i tha Gadit: "Unë jam në një ankth të madh! Oh, më mirë unë të bija në duart e Zotit sepse është shumë i mëshirshëm, por të mos bija në duart e njerëzve!".

  9. 1 Kronikave 21:14rreth 1017 p.e.s.

    Kështu Zoti dërgoi murtajën në Izrael dhe vdiqën shtatëdhjetë mijë Izraelitë.

  10. 1 Kronikave 21:15rreth 1017 p.e.s.

    Perëndia dërgoi gjithashtu një engjëll në Jeruzalem për ta shkatërruar; por kur po përgatitej të fillonte shkatërrimin, Zoti ktheu shikimin, u pendua për fatkeqësinë e caktuar dhe i tha engjëllit që shkatërronte: "Tani mjaft! Mbaje dorën!". Engjëlli i Zotit qëndronte më këmbë pranë lëmit të Ornanit, Jebuseut.

  11. 1 Kronikave 21:16rreth 1017 p.e.s.

    Davidi me sytë e ngritur, pa engjëllin e Zotit që rrinte midis tokës dhe qiellit me në dorë një shpatë të zhveshur dhe të drejtuar mbi Jeruzalem. Atëherë Davidi dhe pleqtë, të veshur me thasë, ranë përmbys me fytyrë për tokë.

  12. 1 Kronikave 21:17rreth 1017 p.e.s.

    Davidi i tha Perëndisë: "A nuk kam qenë unë, vallë, ai që urdhëroi regjistrimin e popullsisë? Kam qenë unë që kam mëkatuar dhe që kam bërë të keqen; por këta, kopeja, çfarë kanë bërë? Të lutem, o Zot, Perëndia im, drejtoje dorën tënde kundër meje dhe kundër shtëpisë së atit tim, por mos e godit popullin tënd me këtë fatkeqësi".

  13. 1 Kronikave 21:18rreth 1017 p.e.s.

    Atëherë engjëlli i Zotit urdhëroi Gadin t'i thotë Davidit që ky të dalë dhe t'i ngrejë një altar Zotit në lëmin e Ornanit, Jebuseut.

  14. 1 Kronikave 21:19rreth 1017 p.e.s.

    Kështu Davidi doli sipas fjalës që Gadi kishte shqiptuar në emër të Zotit.

  15. 1 Kronikave 21:20rreth 1017 p.e.s.

    Ornani u kthye dhe pa engjëllin; prandaj të katër bijtë e tij që ishin me të u fshehën, por Ornani vazhdoi të shijë grurin.

  16. 1 Kronikave 21:21rreth 1017 p.e.s.

    Kur Davidi arriti pranë Ornanit, ky e shikoi dhe e njohu Davidin; doli pastaj nga lëmi dhe ra përmbys para Davidit me fytyrë për tokë.

  17. 1 Kronikave 21:22rreth 1017 p.e.s.

    Atëherë Davidi i tha Ornanit: "Më jep sipërfaqen e lëmit; që të ndërtojë një altar për Zotin; ma jep për gjithë vlerën e saj, me qëllim që fatkeqësia të mos godasë më popullin".

  18. 1 Kronikave 21:23rreth 1017 p.e.s.

    Ornani i tha Davidit: "Merre; dhe mbreti, zoti im, të bëjë atë që i duket më e mirë; ja, unë po të jap edhe qetë e olokaustit, veglat e shirjes për dru dhe grurin për blatimin e ushqimit; po t'i jap të gjitha".

  19. 1 Kronikave 21:24rreth 1017 p.e.s.

    Por mbreti David i tha Ornanit: "Jo! Unë dua ta ble për vlerën e saj të plotë, sepse nuk ka për të marrë për Zotin atë që është prona jote dhe nuk kam për të ofruar një olokaust që nuk më kushton asgjë".

  20. 1 Kronikave 21:25rreth 1017 p.e.s.

    Kështu Davidi i dha Ornanit si çmim të tokës peshën e gjashtëqind siklave ari.

  21. 1 Kronikave 21:26rreth 1017 p.e.s.

    Pastaj Davidi ndërtoi aty një altar për Zotin, ofroi olokauste dhe flijime falenderimi dhe kërkoi ndihmën e Zotit, që iu përgjigj me zjarrin që zbriti nga qielli mbi altarin e olokaustit.

  22. 1 Kronikave 21:27rreth 1017 p.e.s.

    Atëherë Zoti urdhëroi engjëllin ta fusë përsëri shpatën e tij në myll.

  23. 1 Kronikave 21:28rreth 1017 p.e.s.

    Në atë kohë Davidi, duke parë që Zoti ia kishte plotësuar dëshirën në lëmin e Ornanit, Jebuseut, ofroi aty flijime.

  24. 1 Kronikave 21:29rreth 1017 p.e.s.

    Në fakt tabernakulli i Zotit që Moisiu kishte ndërtuar në shkretëtirë dhe altari i olokausteve ndodheshin atëherë në vendin e lartë të Gabaonit.

  25. 1 Kronikave 21:30rreth 1017 p.e.s.

    Por Davidi nuk mund të shkonte përpara atij altari për t'u këshilluar me Perëndinë, sepse ishte trembur përpara shpatës së engjëllit të Zotit.