- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1010–970 BC
The Reign of David
David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.
Vargje nga kjo periudhë
- 1 Kronikave 23:7rreth 1015 p.e.s.
Nga Gershonitët: Ladani dhe Shimei.
- 1 Kronikave 23:8rreth 1015 p.e.s.
Bijtë e Ladanit: Jejeli, i pari, Zethami dhe Joeli; tre gjithsej.
- 1 Kronikave 23:9rreth 1015 p.e.s.
Bijtë e Shimeit: Shelomithi, Hazieli dhe Harani; gjithsej tre. Këta ishin të parët e shtëpive atërore të Ladanit.
- 1 Kronikave 23:10rreth 1015 p.e.s.
Bijtë e Shimeit: Jahathi, Zina, Jeushi dhe Beriahu. Këta ishin katër bijtë e Shimeit.
- 1 Kronikave 23:11rreth 1015 p.e.s.
Jahathi ishte i pari, pas tij vinte Zina; Jeushi dhe Beriahu nuk patën shumë fëmijë, prandaj në regjistrimin përbënin një shtëpi të vetme atërore.
- 1 Kronikave 23:12rreth 1015 p.e.s.
Bijtë e Kehathit: Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli; gjithsej katër.
- 1 Kronikave 23:13rreth 1015 p.e.s.
Bijtë e Amramit: Aaroni dhe Moisiu. Aaroni u nda veç për të shenjtëruar gjërat e shenjta, ai dhe bijtë e tij përjetë, për të djegur temjan përpara Zotit, për t'i shërbyer dhe për të bekuar emrin e tij përjetë.
- 1 Kronikave 23:14rreth 1015 p.e.s.
Sa për Moisiun, njeriun e Perëndisë, bijtë e tij u llogaritën në fisin e Levit.
- 1 Kronikave 23:15rreth 1015 p.e.s.
Bijtë e Moisiut ishin Gershomi dhe Eliezeri.
- 1 Kronikave 23:16rreth 1015 p.e.s.
Nga bijtë e Gershomit, Shebueli ishte i pari.
- 1 Kronikave 23:17rreth 1015 p.e.s.
Nga bijtë e Eliezerit, Rehabiahu ishte i pari. Eliezeri nuk pati fëmijë të tjerë, por bijtë e Rehabiahut ishin të shumët.
- 1 Kronikave 23:18rreth 1015 p.e.s.
Nga bijtë e Itsharit, Shelomithi ishte i pari.
- 1 Kronikave 23:19rreth 1015 p.e.s.
Nga bijtë e Hebroit, Jerijahu ishte i pari, Amariahu i dyti, Jahazieli i treti dhe Jekaneami i katërti.
- 1 Kronikave 23:20rreth 1015 p.e.s.
Nga bijtë e Uzielit, Mikahu ishte i pari dhe Ishshiahu i dyti.
- 1 Kronikave 23:21rreth 1015 p.e.s.
Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Bijtë e Mahlit ishin Eleazari dhe Kishi.
- 1 Kronikave 23:22rreth 1015 p.e.s.
Eleazari vdiq dhe nuk la djem, por vetëm vajzat që u martuan me bijtë e Kishit, vëllezër të tyre.
- 1 Kronikave 23:23rreth 1015 p.e.s.
Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jeremothi; gjithsej tre.
- 1 Kronikave 23:24rreth 1015 p.e.s.
Këta ishin bijtë e Levit sipas shtëpisë të tyre atërore, të parët e shtëpive atërore sipas regjistrimit të popullsisë, që u bë duke i numëruar emrat një për një. Këta ishin të ngarkuar me shërbimin e shtëpisë të Zotit njëzet vjeç e lart.
- 1 Kronikave 23:25rreth 1015 p.e.s.
Sepse Davidi kishte thënë: "Zoti, Perëndia i Izraelit, i ka dhënë paqe popullit të tij, në mënyrë që ai të mund të banonte në Jeruzalem përjetë.
- 1 Kronikave 23:26rreth 1015 p.e.s.
Kështu Levitët nuk do ta mbartin më tabernakullin dhe tërë objektet e shërbimit të tij".
- 1 Kronikave 23:27rreth 1015 p.e.s.
sipas porosive të fundit të Davidit u bë regjistrimi i bijve të Levit, njëzet vjeç e lart.
- 1 Kronikave 23:28rreth 1015 p.e.s.
Sepse detyra e tyre ishte që të ndihmonin bijtë e Aaronit në shërbimin e shtëpisë së Zotit në oborret, në dhomat, në pastrimin e të gjitha gjërave të shenjta, në punën e shërbimit të shtëpisë së Perëndisë,
- 1 Kronikave 23:29rreth 1015 p.e.s.
me bukët e paraqitjes, me majën e miellit për ofertën e ushqimit, me kuleçët e ndorme; me gjërat që gatuhen në tigan, me atë që është përzier me vaj dhe me të gjitha masat dhe dimensionet.
- 1 Kronikave 23:30rreth 1015 p.e.s.
Përveç kësaj ata duhet të paraqiteshin çdo mëngjes për të kremtuar dhe për të lëvduar Zotin, dhe kështu edhe çdo mbrëmje,
- 1 Kronikave 23:31rreth 1015 p.e.s.
si dhe për të ofruar vazhdimisht para Zotit tërë olokaustet, sipas numrit të caktuar nga ligji ditët e shtuna, kur fillon hëna e re dhe në festat solemne.