Kalo te përmbajtja

circa 1010–970 BC

The Reign of David

David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.

1,230 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Kronikave 24:25rreth 1015 p.e.s.

    i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian.

  2. 1 Kronikave 24:26rreth 1015 p.e.s.

    Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno.

  3. 1 Kronikave 24:27rreth 1015 p.e.s.

    Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri.

  4. 1 Kronikave 24:28rreth 1015 p.e.s.

    Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë.

  5. 1 Kronikave 24:29rreth 1015 p.e.s.

    Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin.

  6. 1 Kronikave 24:30rreth 1015 p.e.s.

    Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.

  7. 1 Kronikave 24:31rreth 1015 p.e.s.

    Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. Të parët e shtëpive atërore u trajtuan në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj.

  8. 1 Kronikave 25:1rreth 1015 p.e.s.

    Pastaj Davidi dhe komandantët e ushtrisë shkëputën nga shërbimi disa nga bijtë e Asafit, të Hemanit dhe të Jeduthunit që të këndonin me frymëzim me qeste, me harpa dhe me cembale. Numri i njerëzve që kryenin këtë shërbim ishte:

  9. 1 Kronikave 25:2rreth 1015 p.e.s.

    nga bijtë e Asafit: Zakuri, Josefi, Nethaniahu, Asarelahu, bijtë e Asafit ishin nën drejtimin e Asafit, që i këndonte himnet me frymëzim në bazë të urdhrave të mbretit.

  10. 1 Kronikave 25:3rreth 1015 p.e.s.

    Nga Jeduthuni, bijtë e Jeduthunit: Gedaliahu, Tseri, Jeshajahu, Shimei, Hashabiahu dhe Matihiahu, gjashtë, nën drejtimin e atit të tyre Jezuduthun, që këndonte himne me frymëzim për të kremtuar dhe lëvduar Zotin.

  11. 1 Kronikave 25:4rreth 1015 p.e.s.

    Nga Hemani, bijtë e Hemanit: Bukiahu, Mataniahu, Uzieli, Shebueli, Jerimothi, Hananiahu, Hanani, Eliathahu, Gidalti, Romamt-Ezeri, Joshbekashahu, Malothi, Hothiri dhe Mahaziothi.

  12. 1 Kronikave 25:5rreth 1015 p.e.s.

    Tërë këta ishin bijtë e Hemanit, shikuesit të mbretit sipas fjalës së Perëndisë për të ngritur në qiell fuqinë e tij. Në fakt Perëndia i kishte dhënë Hemanit katërmbëdhjetë bij dhe tri bija.

  13. 1 Kronikave 25:6rreth 1015 p.e.s.

    Tërë këta ishin nën drejtimin e atit të tyre për të kënduar në shtëpinë e Zotit me cembale, dhe me harpa dhe me qeste, për shërbimin në shtëpinë e Perëndisë. Asafi, Jeduthuni dhe Hemani ishin nën urdhrat e mbretit.

  14. 1 Kronikave 25:7rreth 1015 p.e.s.

    Numri i tyre, së bashku me vëllezërit e tyre të ushtruar për t'i kënduar Zotit, të gjithë me të vërtetë të aftë, ishte dyqind e tetëdhjetë e tetë veta.

  15. 1 Kronikave 25:8rreth 1015 p.e.s.

    Për të caktuar turnin e shërbimit të tyre si të vegjëlit ashtu dhe të mëdhenjtë, mjeshtrat dhe dishepujt, hoqën me short.

  16. 1 Kronikave 25:9rreth 1015 p.e.s.

    I pari i caktuar me short për Asafin ishte Josefi; i dyti Gedaliahu, me vëllezërit dhe bijtë e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

  17. 1 Kronikave 25:10rreth 1015 p.e.s.

    i treti ishte Zakuri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

  18. 1 Kronikave 25:11rreth 1015 p.e.s.

    i katërti ishte Jitsri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

  19. 1 Kronikave 25:12rreth 1015 p.e.s.

    i pesti ishte Nethaniahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

  20. 1 Kronikave 25:13rreth 1015 p.e.s.

    i gjashti ishte Bukiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

  21. 1 Kronikave 25:14rreth 1015 p.e.s.

    i shtati ishte Jesharelahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

  22. 1 Kronikave 25:15rreth 1015 p.e.s.

    i teti ishte Jeshajahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

  23. 1 Kronikave 25:16rreth 1015 p.e.s.

    i nënti ishte Mataniahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

  24. 1 Kronikave 25:17rreth 1015 p.e.s.

    i dhjeti ishte Shimei, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;

  25. 1 Kronikave 25:18rreth 1015 p.e.s.

    i njëmbëdhjeti ishte Azareli, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;