Kalo te përmbajtja

circa 1010–970 BC

The Reign of David

David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.

1,230 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Kronikave 23:32rreth 1015 p.e.s.

    Ata duhet të kryenin gjithashtu detyrat e çadrës së mbledhjeve dhe të shenjtërores, si dhe të ndihmonin bijtë e Aaronit, vëllezërit e tyre, në shërbimin e shtëpisë të Zotit.

  2. 1 Kronikave 24:1rreth 1015 p.e.s.

    Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.

  3. 1 Kronikave 24:2rreth 1015 p.e.s.

    Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.

  4. 1 Kronikave 24:3rreth 1015 p.e.s.

    Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.

  5. 1 Kronikave 24:4rreth 1015 p.e.s.

    Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore.

  6. 1 Kronikave 24:5rreth 1015 p.e.s.

    Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.

  7. 1 Kronikave 24:6rreth 1015 p.e.s.

    Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.

  8. 1 Kronikave 24:7rreth 1015 p.e.s.

    I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,

  9. 1 Kronikave 24:8rreth 1015 p.e.s.

    i treti Harimi, i katërti Seorimi,

  10. 1 Kronikave 24:9rreth 1015 p.e.s.

    i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi,

  11. 1 Kronikave 24:10rreth 1015 p.e.s.

    i shtati Hakotsi, i teti Abijahu,

  12. 1 Kronikave 24:11rreth 1015 p.e.s.

    i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu,

  13. 1 Kronikave 24:12rreth 1015 p.e.s.

    i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi,

  14. 1 Kronikave 24:13rreth 1015 p.e.s.

    i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi,

  15. 1 Kronikave 24:14rreth 1015 p.e.s.

    i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri,

  16. 1 Kronikave 24:15rreth 1015 p.e.s.

    i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi,

  17. 1 Kronikave 24:16rreth 1015 p.e.s.

    i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli,

  18. 1 Kronikave 24:17rreth 1015 p.e.s.

    i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli,

  19. 1 Kronikave 24:18rreth 1015 p.e.s.

    i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu.

  20. 1 Kronikave 24:19rreth 1015 p.e.s.

    Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.

  21. 1 Kronikave 24:20rreth 1015 p.e.s.

    Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia.

  22. 1 Kronikave 24:21rreth 1015 p.e.s.

    Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun.

  23. 1 Kronikave 24:22rreth 1015 p.e.s.

    Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin.

  24. 1 Kronikave 24:23rreth 1015 p.e.s.

    Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin.

  25. 1 Kronikave 24:24rreth 1015 p.e.s.

    Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin;