Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Select Readings

802 vargje · 47 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. prej armiqve tanë dhe prej dorës së gjithë atyre që na urrejnë,

  2. për të treguar mëshirë tek etërit tanë e për t'u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë,

  3. betimin që i bëri Abrahamit, atit tonë,

  4. për të na lejuar që, pasi të çlirohemi nga duart e armiqve tanë, të mund t'i shërbejmë pa frikë,

  5. në shenjtëri e në drejtësi përpara atij, të gjitha ditët e jetës sonë.

  6. Dhe ti, o fëmijë i vogël, do të quhesh profet nga Shumë i Larti, sepse ti do të shkosh përpara fytyrës së Zotit për të përgatitur udhët e tij,

  7. për t'i dhënë popullit të tij njohjen e shpëtimit, në faljen e mëkateve të tyre;

  8. për hir të thellësisë së mëshirës së Perëndisë sonë, për të cilën agimi nga lart na ka vizituar,

  9. për të ndriçuar ata që dergjeshin në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për të udhëhequr hapat tona në udhën e paqes''.

  10. Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë: dhe qëndroi në shkretëtirë deri në atë ditë, kur ai duhej t'i zbulohej Izraelit.

  11. Atëherë ja, një doktor i ligjit u ngrit që ta vinte në provë dhe i tha: ''Mësues, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?''.

  12. Dhe ai tha: ''Çfarë është shkruar në ligj? Si e lexon?''.

  13. Ai duke u përgjigjur tha: ''Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten''.

  14. Jezusi i tha: ''U përgjigje drejti; vepro kështu dhe do të rrosh''.

  15. Por ai, duke dashur të justifikonte veten, i tha Jezusit: ''Po kush është i afërmi im?''.

  16. Atëherë Jezusi u përgjigj dhe tha: ''Një burr zbriste nga Jeruzalemi për në Jeriko dhe ra në duart e kusarëve, të cilët, mbasi e zhveshën dhe e bënë gjithë plagë, u larguan dhe e lanë gati të vdekur.

  17. Rastësisht një prift po zbriste nëpër të njëjtën rrugë dhe, mbasi e pa atë burrë, vazhdoi tutje, në anën tjetër.

  18. Po ashtu edhe një levit, kur arriti aty, erdhi dhe e pa dhe vazhdoi tutje, në anën tjetër.

  19. Por një Samaritan, që po udhëtonte, i kaloi afër, e pa dhe kishte dhembshuri.

  20. Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdesua për të.

  21. Dhe të nesërmen, para se të niset, nxori dy denarë dhe ia dha hanxhiut duke i thënë: "Kujdesu për të dhe ç'të shpenzosh më shumë, do të të jap kur të kthehem".

  22. Cili nga këta të tre, pra, të duket se qe i afërmi i atij që ra në duart e kusarëve?''.

  23. Dhe ai tha: ''Ai që u tregua i mëshirshëm ndaj tij''. Atëherë Jezusi i tha: ''Shko dhe bëj kështu edhe ti''.

  24. Tha akoma: ''Një njeri kishte dy bij.

  25. Më i riu i tyre i tha babait: "Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë.