Skip to content

Vargje biblike për Reproof

165 vargje · 70 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. O Zot, mos më ndreq në zemërimin tënd dhe mos më dëno në zjarrin e indinjatës sate.

  2. Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë.

  3. Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë.

  4. Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta;

  5. janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.

  6. Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.

  7. Ti e korrigjon njeriun duke dënuar mëkatin e tij dhe konsumon si një krimb atë që për të është e çmuar. Po, çdo njeri nuk është veçse kotësi. (Sela)

  8. Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; ti ke menduar që unë jam krejt i ngjashëm me ty. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu.

  9. Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd,

  10. Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.

  11. Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.

  12. Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.

  13. Le të më rrahë madje i drejti, do të jetë një mirësjellje nga ana e tij; le të më qortojë ai, do të jetë si vaji mbi kokë; koka ime nuk ka për ta refuzuar. Por lutja ime vazhdon të jetë kundër veprimeve të tyre të këqija.

  14. nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.

  15. dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?

  16. Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës,

  17. Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara.

  18. Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.

  19. Kush ruan mësimet është në rrugën e jetës; por kush nuk pranon kritikën humb.

  20. Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla.

  21. Mjerimi dhe turpi do të vjinë mbi atë që nuk pranon korrigjimin, por ai që dëgjon qortimin do të nderohet.

  22. Budallai e përçmon korrigjimin e atit të tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi.

  23. Një qortim i rëndë pret atë që braktis rrugën e drejtë, ai që urren kritikën ka për të vdekur.

  24. Tallësi nuk e do atë që e kritikon; ai nuk shkon tek të urtët.

  25. Veshi që e dëgjon kritikën e jetës ka për të qëndruar bashkë me të urtët.