Vargje biblike për Reproof: God gives reproof to his own children
Vargje për God gives reproof to his own children
Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua; kur do të bëjë ndonjë të keqe, unë do ta dënoj me shufra njeriu dhe me goditje të bijve të njerëzve,
Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;
Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd,
Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.
Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.
Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.
Por, po të mbeteni të pandrequr, ku të gjithë u bënë pjestarë, atëherë jeni kopila dhe jo bij.
Pastaj etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t'i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave, për të jetuar?