Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Psalms

896 vargje · 16 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Lum ai njeri që ka kukurën e tij plot! Ata nuk do të ngatërrohen kur të diskutojnë me armiqtë e tyre te porta.

  2. Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.

  3. Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë.

  4. Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!

  5. Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.

  6. Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.

  7. Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.

  8. Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:

  9. "Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.

  10. Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".

  11. Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.

  12. U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!

  13. U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;

  14. nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;

  15. dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".

  16. Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot.

  17. O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.

  18. Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?

  19. Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.

  20. Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.

  21. Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.

  22. O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë.

  23. Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.

  24. O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua.

  25. E kam qetësuar dhe e kam tulatur me të vërtetë shpirtin tim, si një fëmijë i zvjerdhur në gjirin e nënes së tij; shpirti im brenda meje është si një foshnje e zvjerdhur.