Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Psalms

896 vargje · 16 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,

  2. kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?

  3. Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,

  4. për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.

  5. Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.

  6. Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,

  7. Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij.

  8. Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa.

  9. Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja.

  10. Ç'pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa?

  11. Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?

  12. Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,

  13. që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.

  14. Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.

  15. O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.

  16. Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?

  17. Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.

  18. I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!

  19. Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.

  20. Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.

  21. Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?

  22. Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.

  23. Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.

  24. Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.

  25. Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.