Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Psalms

896 vargje · 16 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.

  2. Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.

  3. Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.

  4. U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".

  5. Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.

  6. Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,

  7. ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.

  8. Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.

  9. Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.

  10. Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.

  11. Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".

  12. Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.

  13. Drejt teje i ngre sytë e mi, drejt teje që je ulur në qiejtë.

  14. Ja, ashtu si sytë e shërbëtorëve drejtohen te dora e zotërve të tyre dhe sytë e shërbëtores te dora e zonjës së saj, kështu sytë tona drejtohen te Zoti, Perëndia ynë deri sa ai të ketë mëshirë për ne.

  15. Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne, sepse jemi velur jashtë mase me përçmimin.

  16. Shpirti ynë është velur jashtë mase me talljen e arrogantëve dhe me përçmimin e krenarëve.

  17. Ata që kanë besim tek Zoti janë si mali i Sionit, që nuk mund të lëvizet, por qëndron përjetë.

  18. Ashtu si Jeruzalemi është rrethuar nga male, kështu Zoti rri përreth popullit të tij, tani dhe përjetë.

  19. Sepse skeptri i të pabesëve nuk do të pushojë përjetë mbi trashëgiminë e të drejtëve, që të drejtët të mos i shtyjnë duart e tyre për të bërë të keqen.

  20. O Zot, bëju të mirë njerëzve të mirë dhe atyre që kanë zemër të ndershme.

  21. Por ata që ndjekin rrugë dredha-dredha, Zoti do t'i bëjë që të ecin bashkë me ata që bëjnë paudhësi. Paqja qoftë mbi Izrael.

  22. Në qoftë se Zoti nuk ndërton shtëpinë, me kot lodhen ndërtuesit; në qoftë se Zoti nuk ruan qytetin, më kot e ruanë rojet.

  23. Éshtë e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.

  24. Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.

  25. Si shigjeta në duart e një trimi, kështu janë bijtë e rinisë.