Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Psalms: Intercessional Psalms

40 vargje · 16 aspekte

Vargje për Intercessional Psalms

  1. Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart.

  2. Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;

  3. Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela)

  4. Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua.

  5. Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.

  6. Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t'i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë.

  7. Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.

  8. Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë.

  9. Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.

  10. Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela)

  11. me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve.

  12. Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.

  13. Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t'i gjykosh drejt popujt dhe do t'i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela)

  14. Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.

  15. Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.

  16. Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.

  17. U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".

  18. Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.

  19. Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,

  20. ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.

  21. Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.

  22. Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.

  23. Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.

  24. Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".

  25. Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.